100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare/ Renditja atipike, përfaqësojnë 53% të prodhimit ekonomik vjetor, krahasimi me vendet e tjera
Observatori i Futbollit (CISE) ka rifreskuar shifrat e vlerave te 100 futbollistëve më të kushtueshëm të globit. Të 100 futbollistët në total kanë një vlerë prej 7.4 miliardë dollarësh, bazuar në vlerësimet e observatorit, me më të kushtueshmin e kësaj liste, Kylian Mbappe, që vlen diçka më shumë se 200 milionë euro. Bëhet fjalë për vlerën në “treg” të kartonit të tyre, si ofrues shërbimi.
7.4 miliardë euro, që vlejnë 100 futbollistët më të kushtueshëm të globit sot, përfaqëson pak më shumë se gjysmën e asaj që prodhon e gjithë ekonomia shqiptare në një vit, më saktësisht rreth 53% të totalit. “Scan Intel” i ka analizuar shifrat në hollësi, për t`i dhënë një nuancë tjetër peshës që ekonomia shqiptare ka, dhe asaj që prodhon në një vit, por edhe për të ilustruar me disa shifra se çfarë vlere ka një sport si futbolli, i cili prej dekadash tashmë përfaqëson jo vetëm një sport apo argëtim, por një industri të mirëfilltë. Ky këndvështrim disi tjetër i shifrave “shënjestron” jo vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e tjera të Europës, për të kuptuar edhe krahasimin me të tjerët, nëpërmjet shifrave.
Nga kjo analizë të dhënash rezulton se, 100 futbollistët më të shtrenjtë të globit përfaqësojnë 0.2% të asaj që prodhon ekonomia gjermane në një vit. Gjermania është ekonomia më e madhe në kontinentin e vjetër; 0.29% të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, dhe 0.3% të ekonomisë së Francës në një vit. Me një normë nën 1% ndjekin me radhë Italia, Rusia, Spanja dhe Holanda. Në këtë klasifikim, Shqipëria renditet e 8-ta nga fundi, ndërsa Kosova e 3-ta nga fundi. 100 futbollistët më të kushtueshëm të globit sot, vlejnë më shumë se i gjithë prodhimi ekonomik i Kosovës në një vit, më saktë 104%.
Si pasojë e përmasave të vogla të ekonomisë së tyre, dy vendet e fundit në këtë renditje jo tipike, mbahen nga Mali i Zi dhe Andorra, me 166% dhe 251% respektivisht.
Sondazh
Ndërtimi, rekord kreditimi gjatë prillit/ 5.5 mld lekë hua të re për sektorin, që zë 35% të totalit të huave për biznese
Muaji Prill ka shënuar rekord historik në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për......
“Ka një pako për ty”, industria me vlerë 2 mld lekë/ Fitime neto që variojnë nga 4%-6%
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me sektorin e shërbimeve postare dhe delivery. Ky cikël ka nisur fillimisht me......
Gati gjysma e popullsisë, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria, e para në Europë, me një normë në 46.2%
Thuajse gjysma e popullsisë në vendin tonë është në rrezik varfërie apo përjashtimi social, thuhet në një publikim të fundit të Eurostat mbi objektivat e......
1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë/ 237 mijë individë vlerësohet se punojnë më shumë se 49 orë në javë
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49......
Tirana sot vlen sa Shqipëria e 2006-ës/ Prodhon 7.2 mld euro në vit, ose 20 milionë euro në një ditë
Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit këtë vit vlerësohet në rreth 2.01 trilionë lekë,......
Kryeqytetasit, biznes me shtëpitë e tyre/ Çmimet e qirave ditore, 167% më të shtrenjta ditën e finales, në pak ditë, 3-fishohen apartamentet në dispozicion
Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë është padiskutim një eveniment i rrallë për vendin tonë. Çmimet e......
Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut, rreth 35 mln euro xhiro, fitime të ulta, 2 kompani kontrollojnë 65%
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me industrinë e përpunimit të qumështit. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët......
Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zenë vendin Holandës, Francës, Maqedonisë së Veriut
Kriza e çmimeve por edhe rikonfigurimi i hartës gjeopolitike të globit kanë ndryshuar edhe “tortën” e importeve të Shqipërisë sipas shteteve. Të dhënat më të......