Rritja e çmimeve “frenon” tregtinë e jashtme/ Eksport+Import bien me 8.3% në volum gjatë majit, por vlejnë 246 mln euro më shumë se vjet

Shifrat e tregtisë së jashtme vijojnë të jenë të fryra nga rritja e ndjeshme e çmimeve në nivel global. Kështu, të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se, eksportet shqiptare gjatë majit arritën në 45 mld lekë, në rritje me 36.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe me 6.9% krahasuar me muajin prill të këtij viti. Nga ana tjetër, importet fiksohen në 80 mld lekë, në rritje me 28.6% krahasuar me marsin 2021 dhe me 2.3% krahasuar me prillin 2022. Defiçiti tregtar është rritur me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës.
Përgjatë 5 muajve të parë të këtij viti në total ndërkohë, eksportet rezultojnë 46% më të larta në vlerë se një vit më parë dhe importet 27.1% më të larta.
Ashtu si edhe gjatë muajve të kaluar, rritja e eksporteve dhe importeve është udhëhequr nga grupet që kanë pasur edhe rritjen më të ndjeshme të çmimeve. Sa i përket eksporteve, shifrat tregojnë se gjatë majit, kontributin më të madh në rritje e kanë dhënë grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 13,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 9,1 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,7 pikë përqindje. Sa i përket importeve ndërkohë, shifrat tregojnë se rritja është ndikuar nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 5,0 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 4,5 pikë përqindje.
“Scan Intel” i ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme edhe në volum, për t`i “zhveshur” disi nga efekti i inflacionit. Po t`i krahasojmë shifrat e tregtisë së jashtme gjatë majit të këtij viti, me ato të majit të vitit të kaluar në volum, vëmë re se kemi të bëjmë me rënie. Kështu, në total, volumi i shkëmbimeve tregtare gjatë majit të këtij viti, pra import+eksport së bashku fiksohet pranë 811 mijë tonëve, nga 885 mijë ton të një viti më parë, çka përkthehet në 8.3% rënie. Vetëm eksportet ndërkohë, rezultojnë në 3.08% rënie në volum krahasuar me majin e 2021-shit, ndërkohë që importet rezultojnë në 12.7% rënie.
Pra, në tërësi, shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave sinjalizojnë se, rritja e çmimeve ka frenuar importin e mallrave dhe disi më pak eksportin e produkteve “Made in Albania”, por, pavarësisht kësaj, përfitimet kanë qenë më të larta. Në total, gjatë majit të këtij viti, në vlerë tregtia e jashtme ka prekur një shifër prej 246 milionë eurosh më të lartë se maji i vitit të kaluar.
Sondazh

Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet, punën e pagat/ "Lulëzojnë" hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, rritja deri në 108.8%
Shërbimet e kanë nisur fillimin e vitit me rritje pothuaj në të gjitha treguesit e tyre, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Institutit i Statistikave”.......

1 në 2 persona jetojnë ngushtë/ Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë në familje të mbipopulluara
Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi. Janë 58,1% e......

Jemi mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë/ Rast unik, renditemi krah shteteve me PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne
Shqipëria është një prej 10 vendeve më naftën më të shtrenjtë në botë tregojnë të dhënat e përditësuara nga `Global Petrol Prices`. Sipas renditjes, vetëm 9......

Çmimet ulin konsumin e karburantit/ Bien shitjet me 3.9% në mars, ushqimet dhe grupet e tjera në rritje
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” sinjalizojnë rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Indeksi i volumit të......

IT, profesioni që nuk njeh krizë/ Rritja më e lartë e pagave në tre vite
Nëse jeni specialist IT, programues, punonjës në media, telekomunikacion atëherë dukshëm është koha juaj. Kjo tendencë gjithnjë dhe në rritje, mbështetet dhe......

Ekonomia, “me sytë” nga turizmi/ Turistët shpenzuan 408 mln euro në tre muajt e parë, rekord absolut, 65% mbi mesataren historike
Turizmi duket se do të jetë një prej shtyllave kryesore në të cilat do të mbështet ekonomia shqiptare këtë vit, sidomos me krizën e çmimeve që ka prekur......

Ujërat e zeza, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Vetëm 1 në 3 familje, akses në përpunimin e ujërave, ndër 4 vendet më të dobëta në kontinent
“Agjencia Europiane e Statistikave” në raport monitorimin mbi progresin e vendeve drejt zhvillmit të qëndrueshëm, paraqet një sërë treguesish statistikorë, ku......

Borxhi i jashtëm arrin në 9.8 mld euro/ Niveli më i lartë historik. €3508 për frymë, 4.3 herë më i lartë se viti 2008
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të parë të këtij viti, dhe tashmë fiksohet pranë nivelit të 9.8 miliardë......