Shqipëria Postuar më 22 June 2022, 13:58

Çmimet, si ndryshojmë me Europën? Sa 60.9% e mesatares së Bashkimit Europian, jemi më të shtrenjtët në rajon

Nga SCAN TV
Çmimet, si ndryshojmë me Europën? Sa 60.9% e mesatares së

Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për kosumin final janë sa 60.9% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit. “Scan Intel” i ka analizuar çmimet duke marrë në konsideratë nivelin e secilit grup. Nga të dhënat e përpunuara bie në sy se për grupin “Komunikim”, çmimet në Shqipëri janë sa 112.4% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Shifrat tregojnë se në nivel rajoni për grupin “Komunikim”, Shqipëria është vendi më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, sipas EUROSTAT, çmimet për grupin “Veshje dhe Këpucë” janë sa 87.8% e çmimeve në Bashkimin Europian. Në Shqipëri veshjet dhe këpucët janë më të shtrenjtat pas komunikimit, krahasuar me mesataren europiane. Sa i përket ushqimeve, çmimet në vendin tonë për vitin 2021 janë sa 82.6% e çmimve në Europë.

Ndërkohë që qytetarët shpesh herë kanë ankesa për çmimet e larta të restoranteve, hoteleve dhe kafeneve, të dhënat tregojnë se në vendin tonë çmimet për grupin “Hotele, kafene dhe restorante” janë sa 46.1% e çmimeve në Europë, pra më pak se gjysma e mesatares në BE. Por cilat janë mallrat dhe shërbimet më të lira në vendin tonë krahasuar me çmimet  në vendet e Europës? Shifrat tregojnë se çmimet për edukim në vendin tonë janë sa 19.5% e çmimeve në Europë. Edhe krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria shihet të jetë me e lirë në çmime sa i përket arsimit. Po ashtu çmimet për shëndetin janë sa 34.4% e mesatares së çmimeve në BE. Krahasuar me rajonin, sa i përket shëndetit, çmimet më të ulta i ka Maqedonia e Veriut sa 32.4% dhe pas saj renditet Shqipëria. Në vendin tonë çmimet për mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje janë sa 86.7% e çmimeve në Bashkimin Europian, ato për transportin janë sa 77.1%, ndërsa për pije alkoolike dhe duhan janë sa 70.8% e çmimeve në BE. Nga ana tjetër, për grupin “Argëtim dhe kulturë” çmimet janë sa 59.5% e atyre në BE, ndërsa për grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” janë sa 41.9% e çmimeve në BE.

“Scan Intel” ka analizuar gjithashtu pozicionin e Shqipërisë sa i përket nivelit të çmimeve për kosumin final krahasuar me vendet e Europës. Sipas të dhënave Shqipëria renditet mes 10 vendeve të fundit, por është vendi i parë në rajon me çmimet më të shtrenjta. Maqedonia e Veriut është me e lira në rajon me nivel të çmimeve në tërësi sa 51.5% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Serbia me 59.9% secila. Në vend të parafundit është Bosnje Hercegovina me nivel çmimesh sa 55.8% e atyre në BE. Në vitin 2021, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit paraqiten më të larta në Zvicër, Islandë, Norvegji dhe Danimarkë, ndërsa më të ulta në vende si Turqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria.

Nëse do ta krahasonim nivelin e çmimeve në vendin tonë me një vit më parë, pra me vitin 2020, shohim se nga 60.4% është rritur në 60.9% gjatë vitit 2021. Përgjatë vitit 2016-të, sipas EUROSTAT, niveli i çmimeve për konsumin final ishte sa 51.1% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian.

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......