Shqipëria Postuar më 14 Maj 2023, 15:46

Kriminaliteti, dominon Gjirokastra, më i ulëti në Berat - Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale për 100,000 banorë sipas Qarqeve

Nga SCAN TV
Kriminaliteti, dominon Gjirokastra, më i ulëti në Berat -

Scan Televizion ka zbardhur koeficcentin e kriminalitetit sipas Qarqeve të llogaritur nga Prokuroria e Përgjithëshme. Përkundrejt pritshmërive, rezulton Gjirokastra si qarku me koeficientin më të lartë për 100 mijë banorë, ndërkohë që më të ulëtin e ka Qarku i Beratit.

Më specifikisht, koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2022 është 920, ndërsa në vitin 2021 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 1002. Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:

Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2022 është 591; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 956; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 683; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 812; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1386; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 847; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 992; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1124; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 946; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1006 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1062.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat