Turizmi, në 4 qarqe u shënua rënie e strukturave akomoduese - Ulja më e fortë në Shkodër. Qarku Korçë kryeson rritjen me 62.2%

Në vitet e fundit, turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Fluksi në rritje i turistëve, ka rritur edhe nevojën për shtimin e strukturave akomoduese, ndërkohë që numri i tyre ndryshon sipas rajoneve, e orientuar edhe nga kërkesa që varion sipas bashkive. Referuar të dhënave të fundit të disponueshme nga INSTAT, në periudhën 2019-2021, në gjithë vendin funksionuan mesatarisht 1444 struktura akomoduese, duke u rritur me 3,7% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2019. Referuar së njëjtës periudhë kohore, qarku me rritjen më të madhe është Korça me 62,2%.
Në vitin 2021, rritje e numrit të strukturave akomoduese në krahasim me një vit më parë u shënua edhe në Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Kukës dhe Dibër. Ndërkohë që, në Vlorë që është një nga qarqet kryesore që e mbështet ekonominë te turizmi, numri i strukturave akomoduese shënoi rënie. Ulje e këtij numri u regjistrua edhe në qarqet Lezhë dhe Berat, teksa rënia më e fortë është regjistruar në Qarkun Shkodër, ku numri i strukturave akomoduese ra në 150, nga mbi 250 që ishte një vit më parë. Numri mesatar i shtretërve të disponueshëm për vizitorë gjatë vitit 2021 ka qenë më i lartë në rajonin e Qendrës afërsisht 558.980 shtretër. Norma më e lartë e shfrytëzimit të shtretërve për vitin 2021 është në rajonin e Jugut afërsisht 20,6%, ndjekur nga rajoni i Qendrës dhe i Veriut.
Ndërkaq, sa i takon të dhënave për pushime dhe udhëtime, të kryera nga të gjithë individët mbi 15 vjeç në Shqipër rezulton se destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri, për vitin 2021, janë qarqet: Tiranë, me 21,4%, Vlorë, me 18,1%, Korçë me 15,6% dhe Durrës me 12,5%. Ndërkohë që, destinacionet më pak të prferuara janë qarqet Gjirokastër, me 2%, Berat, me 2.3% dhe Kukës me 3.2%.
Nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera brenda qarqeve sipas qëllimit të tyre në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës përgjithësisht prevalojnë udhëtimet të kryera për “pushime dhe kohë të lirë”. Po ashtu, pjesa më e madhe e udhëtimeve si brenda dhe jashtë vendit kanë si vend origjinë qarkun e Tiranës, nga të cilët 33,5 % janë udhëtime në Shqipëri dhe 37,1% janë udhëtime jashtë saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Statistikat e punësimit sipas qarqeve - Gjirokastra kryeson me forcën e punës dhe punësimin më të lartë
Sipas INSTAT forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1 mln e 411 mijë persona që përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët......

Si duhet ta karikoni celularin tuaj që të zgjasë më shumë? - 3 gabimet që bëjmë (pothuajse) të gjithë!
Një studim i fundit nxori në dritë një të vërtetë të pashmangshme: asnjëri prej nesh nuk i karikon celularët në mënyrë korrekte. Megjithatë, do të mjaftonte të......

Cili qark ka më shumë mjete transporti në qarkullim - Kukësi ka rritjen më të madhe për pasagjerë, Shkodra ‘udhëheq’ për mallra
Flukset e udhëtarëve dhe mallrave brenda dhe ndërmjet rajoneve të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me aktivitetet e tyre ekonomike. Vjetari më i fundit......

Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri
Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me......

Teknologjia që bën çdo sipërfaqe në ‘touch’, madje edhe trupin tonë!
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i......

Elon Musk punëson ish-shefen masmedia shumëkombëshe amerikane si CEO-n e re të Twitter!
Shefja globale e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, ka dhënë dorëheqjen për t'iu bashkuar Twitter-it si shefe e ardhshme ekzekutive. Pronari i......

Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore
Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi,......

Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku......