Statistikat e punësimit sipas qarqeve - Gjirokastra kryeson me forcën e punës dhe punësimin më të lartë

Sipas INSTAT forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1 mln e 411 mijë persona që përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët në vend.
Duke e parë në rang qarku, të dhënat raportojnë se shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 68,8%, Korçës me 66,9% dhe Elbasanit me 66,8%, ndërsa më e ulëta në qarkun e Lezhës dhe të Dibrës 47,3% dhe 48.5% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja për vendin është 59,8%.
Ndërkaq, raporti i të punësuarave të moshës 15 vjeç e lart ndaj popullsisë të së njëjtës moshë është 52.9%, kurse shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës me 65.6% e ndjekur me qarkun e Elbasanit me 62.2%. Lezha shihet si qarku me shkallën më të ulët të punësimit me 36.6% dhe Dibra me 42.7%.
Mirëpo duke analizuar punësimin sipas veprimtarive ekonomike, të dhënat tregojnë se shërbimet dhe bujqësia kanë pjesën më të madhe të të punësuarave me 44.3% dhe 33.8% përkatësisht. Të punësuarit në industri përbëjnë vetëm 21.9%.
Në sektorin e shërbimeve peshë kryesore zënë baret dhe restorantet por jo vetëm, e kësisoj Tirana është qarku me përqindjen më të lartë të punësimit në shërbime me 68.7% por me përqindjen më të ulët të punonjësve në bujqësi me 4.6%.
Pavarësisht statistikave të punësimit, në Shqipëri të papunë numërohen rreth 163 mijë njerëz. Ndërkohë shkalla më e ulët e papunësisë është në qarkun e Kukësit me 4% dhe Gjirokastrës me 4.7%, ndërsa më e lartë është në Lezhë 22.6%, Vlorë me 19.5% dhe Durrës me 16.1%. Përsa i përket qarkut të Tiranës, Dibrës dhe Shkodrës shkallën e papunësisë e kanë të ngjashme me mesataren e vendit.
Në bazë të analizës gjinore, statistikat tregojnë se qarku me nivelin më të lartë të papunësisë për gratë është ai i Vlorës me 24.3% e vijuar me qarkun e Durrësit me 18.9%. Ndërsa qarku i Lezhës ka qarkun më të lartë të papunësisë me 26.1 e më pas Dibra me 17.2%.
Diamila Leka / SCAN
Sondazh

Si duhet ta karikoni celularin tuaj që të zgjasë më shumë? - 3 gabimet që bëjmë (pothuajse) të gjithë!
Një studim i fundit nxori në dritë një të vërtetë të pashmangshme: asnjëri prej nesh nuk i karikon celularët në mënyrë korrekte. Megjithatë, do të mjaftonte të......

Cili qark ka më shumë mjete transporti në qarkullim - Kukësi ka rritjen më të madhe për pasagjerë, Shkodra ‘udhëheq’ për mallra
Flukset e udhëtarëve dhe mallrave brenda dhe ndërmjet rajoneve të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me aktivitetet e tyre ekonomike. Vjetari më i fundit......

Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri
Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me......

Teknologjia që bën çdo sipërfaqe në ‘touch’, madje edhe trupin tonë!
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i......

Elon Musk punëson ish-shefen masmedia shumëkombëshe amerikane si CEO-n e re të Twitter!
Shefja globale e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, ka dhënë dorëheqjen për t'iu bashkuar Twitter-it si shefe e ardhshme ekzekutive. Pronari i......

Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore
Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi,......

Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku......

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore
Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë......