Cili qark ka më shumë mjete transporti në qarkullim - Kukësi ka rritjen më të madhe për pasagjerë, Shkodra ‘udhëheq’ për mallra

Flukset e udhëtarëve dhe mallrave brenda dhe ndërmjet rajoneve të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me aktivitetet e tyre ekonomike. Vjetari më i fundit statistikor, që publikohet nga INSTAT, jep një panoramë të statistikave të transportit, që mbështeten në të dhëna administrative dhe mbulojnë transportin detar, ajror, hekurudhor dhe transportin rrugor të përfaqësuar me numrin e mjeteve për pasagjerë dhe mallra si dhe statistikat mbi aksidentet rrugore. Sipas këtyre të dhënave, që janë të fundit të disponueshme e që i përkasin periudhës 2017 – 2021, në vendin tonë është shënuar një rritje prej 40,2% e numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë.
Qarku i Tiranës zë 35% të mjeteve rrugore gjithsej për pasagjerë, por gjithsesi përgjatë kësaj periudhe ka shënuar rritjen më të ulët me 28,8% i pasuar nga qarku i Fierit me 32,7%. Me rritjen më të lartë në vend është Qarku Kukës, me 73,7%, i pasuar nga Qarku i Durrësit me 64%. Gjatë periudhës 2017-2021, vihet re edhe një rritje prej 43,3% e numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë. Lista kryesohet nga Qarku i Kukësit, me 85,3%, i pasuar nga qarku i Dibrës me 79,2%, ndërsa qarku i Tiranës ka shënuar rritjen më të ulët me 22,8% i pasuar nga qarku i Vlorës me 39,8%.
Tendencë në rritje u shënua edhe në drejtim të mjeteve të transportit rrugor për mallra. Në vitin 2021, qarku i Tiranës zë 34,8% të mjeteve rrugore gjithsej për mallra. Gjatë periudhës 2017-2021, u shënua një rritje prej 48,8% e numrit të mjeteve rrugore për mallra, ku qarku i Shkodrës paraqitet me rritjen më të lartë në vend, me 101,2%, i pasuar nga qarku i Tiranës me 73,5%, qarku i Lezhës me 62,8% dhe qarku i Korçës me 58,0%. Ndërkaq, sa i takon aksidenteve rrugore, në numra absolutë, gjatë viteve 2017-2021, qarku i Tiranës shënon numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, më pas vjen qarku i Durrësit, i Lezhës dhe qarku i Fierit, ndërsa qarqet e Dibrës, Beratit dhe Shkodrës janë qarqet me numrin më të ulët të aksidenteve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri
Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me......

Teknologjia që bën çdo sipërfaqe në ‘touch’, madje edhe trupin tonë!
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i......

Elon Musk punëson ish-shefen masmedia shumëkombëshe amerikane si CEO-n e re të Twitter!
Shefja globale e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, ka dhënë dorëheqjen për t'iu bashkuar Twitter-it si shefe e ardhshme ekzekutive. Pronari i......

Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore
Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi,......

Qarku i Vlorës, numri më i lartë i të regjistruarëve në arsimin e mesëm privat - Saranda dominon me ndërtimet e reja
Qarku i Vlorës si një nga qarqet që fokus kryesor ka turizmin, ka në përbërje të tij të gjithë qytetet turistike në vijën bregdetare. Vlora, cilësohet si qarku......

Fieri, qarku me numrin më të lartë të bagëtive - Janë përqëndruar 27% të totalit të bizneseve bujqësore
Një nga qarqet më të mëdhenj të Shqipërisë Qarku i Fierit, si i favorizuar dhe nga pozicioni gjeografik, konsiderohet si një nga qarqet me numrin më të lartë......

Berati, qarku i dytë për prodhimin e rrushit në vreshta - Qyteti i “një mbi një dritareve” ka minimizuar ndërtimet e reja
Një nga karakteristikat që e veçon qarkun e Beratit janë ullinjtë dhe vera. Berati është qarku i dytë me nivelin më të lartë të prodhimit për rrushin nga......

Gjirokastra, qarku që po i “shuhet” popullsia - Pak lindje dhe migrim i lartë, ekonomia “me sytë” nga turizmi
Pavarësisht se është një nga qarqet me pozitë të favorshme gjeografike, me bukuri natyrore dhe potenciale të larta turistike, duket se Gjirokastra “po shuhet”,......