Shqipëria Postuar më 14 Maj 2023, 15:41

Niveli i jetesës/ Në cilën bashki jetohet më mirë? - Tirana e para për pajisjet shtëpiake, Shkodra për shtëpitë e mëdha

Nga SCAN TV
Niveli i jetesës/ Në cilën bashki jetohet më mirë? -

Tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë ndikuan ndjeshëm në xhepat e qytetarëve shqiptarë duke i bërë pjesë të krizës si shumë shtete të tjera. Por nëse ndalemi te niveli i jetesës, sipas Instat disa qytete shënuan vlera pozitive përsa I përket disa sektorëve. Konkretisht kushtet e banimit, aksesi në shërbimet bazë, si dhe zotërimi i pajisjeve afatgjata  treguan një rritje nga viti në vit në shumë qytete të vendit.

Kështu të ndalur tek shtëpitë, më të mëdhat në vend me një sipërfaqe +130 metra katrorë i gjejmë në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës, por që janë më pakta teksa zënë edhe vendin e tretë për sipërfaqe banimi sipas të dhënave të vitit 2021. Përqindja më e lartë e familjeve  shqiptare  jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2. Më së shumti këto banesa ndodhen ën qarkun e Gjirokastrës (77,8%). Ndërsa  banesat me sipërfaqe e nga 91-130 m2 , renditen në vendin e dytë me 34.8 % për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to.

Nga ana tjetër nëse flasim për ngrohjem, një nga elementët kyç në çdo shtëpi, shqiptarët përdorin më shumë drutë e zjarrit dhe qymyrin rreth 49.6% e popullsisë. Për këtë kategori qarku I Kukësit zë vendin e parë I cili pasohet nga Dibra e Korça, ndërsa më së paku këtë mënyrë e përdor Tirana me Vlorën. 43.8% e familjeve shqiptare përdorin energjinë elektrike për t’u ngrohur. Më e pranishme kjo lloj ngrohje gjendet në Tiranë, pas së cilës vjen Vlora e Durrësi dhe më pak përdoret në Dibër dhe vetëm 6.2% përdorin gazin, më së shumti në qytetin e  Durrësi.

Niveli i familjeve shqiptarë për përdorimin e pajisjeve shumë funksionale në shtëpi është rritur. Më shumë se 70% e familjeve shqiptare kanë pajisje me shumë funksione, tregues i cili ka pësuar rritje në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020.  Rritja më e lartë e përqindjes së zotërimit të pajisjeve me shumë funksione, është regjistruar në qarkun Tiranë, me 7,6 pikë përqindje teksa pasohet nga Berati e Vlora. Ndërsa të tjera qytete të cilat nuk kanë treguar një rritje të përdorimit të këtyre pajisjeve janë Lezha dhe Korça.

Marinela Lina/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat