Sfidat që i presin kryebashkiakët e rinj - Nga shlyerja e borxheve në 2024, te vendimi i papëlqyeshëm i rritjes së disa taksave

Kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko – financiare në vitet e ardhshme.
Sfida e parë që i pret 61 kryebashkiakët e rinj ëhstë padyshim sfida e borxheve. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se bashkitë sëbashku kanë një stok detyrimesh të prapambetura që arrin në thuajse 6 miliardë lekë.
Megjithatë, duhet evidentuar se kryebashkiakët e rinj, janë më pak të trysnuar sesa kryebashkiakët e mëparshëm të cilët në 4 vitet e kaluar kanë reduktuar me 50 % nivelin e borxhit total që kishin.
Pavarësisht se ka një reduktim të borxhit, vetëm 43 bashki në rang vendi rezultojnë pa probleme financiare, ndërsa 18 bashki të tjera shfaqen me vështirësi dhe probleme financiare.
Pak muaj më parë, qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që lidhet direkt me problematikën e borxheve të bashkive, sipas të cilit, detyrimet e prapambetura do të duhet të shlyhen brenda vitit 2024. Ndaj, kjo pritet të jetë emergjenca e parë me të cilën do të përballen 61 kryebashkiakët e rinj.
Përtej emergjencave të përkohshme, si detyrimet e prapambetura apo menaxhimi I sezonit turistik që sapo ka nisur, kryebashkiakët e rinj do të përballen edhe me disa sfida të tjera.
Parashikimet e bëra tregojnë se bashskië e reja do të përbaleln gjithnjë e më shumë me sfidën e përthithjes së burimeve njerëzore profesionale. Trendet e migrimit janë përherë e më shumë drejt kryeqytetit apo qyteteve pranë tij.
Sipas të dhënave nga INSTAT , rezulton se ka një ulje të popullsisë në të 11 qarqe të vendit, përveç Tiranës e cila shënon rritje. Sipas projeksioneve të popullsisë (Instat 2019) deri në vitin 2031, vetëm popullsia e qarkut të Tiranës pritet të jetë më e lartë se ajo e vitit 2019, duke arritur në rreth 954 mijë banorë.
Sa i përket njësive të vetëqeverisjes vendore, plotësimi i stafit të bashkisë mbetet një ndër çështjet më delikate dhe do të ketë vështirësi për të rekrutuar profesionistë në disa profile si ekonomistë, juristë, IT por edhe për profile të tjera si agronomë, inxhinierë ndërtimi, arkitektë, etj.
Këto vështirësi lidhen me mungesën e interesit për të punuar në bashki (posaçërisht ato bashki që ndodhen gjeografikisht larg kryeqytetit); paga e ulëta dhe mungesën në treg për profesione të caktuara.
Kryebashkiakët e rinj do të duhet të përballen edhe me vendime jo populiste si rritja e taksave të caktuara, që do t’I ndihmonte ato që të ulin bvarësinë që kanë nga qeveria qendrore por edhe do t’u mundësonte realizimin e invetsimeve apo përmirësimin e shërbimeve publike.
Përtej këtyre sfidave, kryebashkiaket e rinj do të jenë zbatuesit e strategjisë së re të decentralizimit 2023-2030, që në thelb përbën një fazë të re të procesit të procesit të nisur nga viti 2015, kur njësitë vendore nga nga 373 u reduktuan në 61 të tilla.
SCAN
Sondazh

Turizmi, në 4 qarqe u shënua rënie e strukturave akomoduese - Ulja më e fortë në Shkodër. Qarku Korçë kryeson rritjen me 62.2%
Në vitet e fundit, turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Fluksi në rritje i turistëve, ka rritur edhe nevojën për......

Statistikat e punësimit sipas qarqeve - Gjirokastra kryeson me forcën e punës dhe punësimin më të lartë
Sipas INSTAT forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1 mln e 411 mijë persona që përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët......

Si duhet ta karikoni celularin tuaj që të zgjasë më shumë? - 3 gabimet që bëjmë (pothuajse) të gjithë!
Një studim i fundit nxori në dritë një të vërtetë të pashmangshme: asnjëri prej nesh nuk i karikon celularët në mënyrë korrekte. Megjithatë, do të mjaftonte të......

Cili qark ka më shumë mjete transporti në qarkullim - Kukësi ka rritjen më të madhe për pasagjerë, Shkodra ‘udhëheq’ për mallra
Flukset e udhëtarëve dhe mallrave brenda dhe ndërmjet rajoneve të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me aktivitetet e tyre ekonomike. Vjetari më i fundit......

Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri
Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me......

Teknologjia që bën çdo sipërfaqe në ‘touch’, madje edhe trupin tonë!
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i......

Elon Musk punëson ish-shefen masmedia shumëkombëshe amerikane si CEO-n e re të Twitter!
Shefja globale e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, ka dhënë dorëheqjen për t'iu bashkuar Twitter-it si shefe e ardhshme ekzekutive. Pronari i......

Korça, qarku “model” për zhvillimin e turizimit - “Themelet” te bujqësia, kryeson listën për volumin e prodhimit të pemëve frutore
Ekonomia e Qarkut Korçë i ka themelet në zhvillimin bujqësor, duke u karakterizuar si qarku me volumin më të madh të prodhimit të pemëve frutore. Gjithsesi,......