Arsimi/ Në cilat bashki po shtohen nxënësit e në cilat po pakësohen - Lezha e Shkodra kryesojnë për arsimin profesional

Në dy vitet e fundit në vendin tonë janë regjistruar në arsimin parauniversitar 41.5 mijë nxënës më pak. Si kopshti, 9 vjeçarja apo gjimnazi kanë shënuar ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve të cilat sipas Instituti të Startistikave përkojnë me rënien e popullsisë së kësaj grupmoshe.
Të ndalur sipas qyteteve Fieri kryeson në këtë drejtim teksa për vitin 2021-2022 janë regjistruar 6.270 nxënës më pak e pasuar më tej nga Elbasani e Shkodra të cilat gjithashtu regjistrojnë këtë fenomen, ndërsa një rënie më të ulët të nxënësve e gjejmë në qytetin e Kukësit dhe Lezhës. Në kopshte kjo rënie identifikohet me 8.642 më pak fëmijë sesa në vitin 2017-2018. (tabela1)
Në vitin shkollor 2021- 22, u regjistruan në arsimin parauniversitar 453.989 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,5%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21 dhe 12,8% krahasuar me vitin shkollor 2017-2018
Përsa i përket arsimit professional I cili ka pasur përparësi vitet e fundit, duke u parë si një mundësi për të plotësuar nevojën e vazhdueshme për punonjës të specializuar në profesione të ndryshme nxënësit ne këto shkolla përbëjnë 17,7% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve në arsimin e mesëm. Rritjen më të lartë në përqindjen që zë arsimi profesional në këtë vit shkollor e kanë qarqet Lezhë dhe Shkodër ndërsa në Fier, Gjirokastër dhe Kukës, pati një ulje.(tabela2)
Rënie e ndjeshme është ndjerë edhe përsa I përket arsimit të lartë ku në 5 vitet e fundit 8 mijë më pak studentë u regjistruan në këto institucione. Aktualsiht në universitete janë 94 mijë studentë të bachelorit, masterit dhe doktoraturës.
Marinela Lina /SCAN
Sondazh

Ecuria e konsumit në qarqe - Familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzojnë më shumë
Rritja e çmimeve, pandemia por gjithashtu dhe rritja e pagave së fundmi, kanë ndikuar në strukturën e shpenzimeve për konsum të Njësive Ekonomike Familjare në......

Niveli i jetesës/ Në cilën bashki jetohet më mirë? - Tirana e para për pajisjet shtëpiake, Shkodra për shtëpitë e mëdha
Tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë ndikuan ndjeshëm në xhepat e qytetarëve shqiptarë duke i bërë pjesë të krizës si shumë shtete të tjera. Por nëse ndalemi......

Sfidat që i presin kryebashkiakët e rinj - Nga shlyerja e borxheve në 2024, te vendimi i papëlqyeshëm i rritjes së disa taksave
Kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko – financiare në vitet e ardhshme. Sfida e parë që i pret 61 kryebashkiakët e......

Turizmi, në 4 qarqe u shënua rënie e strukturave akomoduese - Ulja më e fortë në Shkodër. Qarku Korçë kryeson rritjen me 62.2%
Në vitet e fundit, turizmi konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Fluksi në rritje i turistëve, ka rritur edhe nevojën për......

Statistikat e punësimit sipas qarqeve - Gjirokastra kryeson me forcën e punës dhe punësimin më të lartë
Sipas INSTAT forcat e punës në Shqipëri numërojnë rreth 1 mln e 411 mijë persona që përfaqësojnë popullsinë aktive të përbërë nga të punësuarit dhe të papunët......

Si duhet ta karikoni celularin tuaj që të zgjasë më shumë? - 3 gabimet që bëjmë (pothuajse) të gjithë!
Një studim i fundit nxori në dritë një të vërtetë të pashmangshme: asnjëri prej nesh nuk i karikon celularët në mënyrë korrekte. Megjithatë, do të mjaftonte të......

Cili qark ka më shumë mjete transporti në qarkullim - Kukësi ka rritjen më të madhe për pasagjerë, Shkodra ‘udhëheq’ për mallra
Flukset e udhëtarëve dhe mallrave brenda dhe ndërmjet rajoneve të Shqipërisë lidhen ngushtësisht me aktivitetet e tyre ekonomike. Vjetari më i fundit......

Tirana, qyteti i studentëve, profesionistëve e gjuhëve të huaja - Kryeqyteti që rritet çdo vit, përgjegjës për 53% e sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri
Me thuasje 1 milionë banorë me moshë mesatare rreth 36 vejçare, me rreth 80 mijë studentë çdo vit, me një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar që shkëlqen me......