Kreditë në euro, të ardhurat në lek, më pak të rrezikuar - Banka e Shqipërisë: Treguesi shfaqet në përmirësim për 5 nga 11 bankat e sistemit

Banka e Shqipërisë raporton se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është pakësuar numri i kredive të rrezikuara nga kursi i këmbimit. Bëhet fjalë për rastet kur kredimarrësi i ka të ardhurat në lek, ndërsa huanë në euro, i cili është edhe rasti më i ekspozuar ndaj riskut të kursit të këmbimit.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, pesha e portofolit të kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka shënuar rënie. Vlera e treguesit zbriti në 50.3% në fund të qershorit 2023, ose 1.7 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2022. Gjatë kësaj periudhe, kreditë në valutë shënuan rënie, ndërsa ato në lekë vazhduan rritjen. Në nivel bankash, treguesi shfaqet në përmirësim (rënie) për 5 nga 11 bankat e sistemit.
Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie për pjesën më të madhe të bankave të sistemit, me përjashtim të dy prej tyre. Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit, në madhësi të ndryshme.
Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit, ku kreditë në euro zënë rreth 90%, ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të qershorit 2023, këto kredi shënuan 32.3% të kredive në valutë, ose 16.2% të totalit të kredisë. Në terma absolutë vërehet një rënie me 0.8% e kredive të pambrojtura ndaj kursit të këmbimit krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të mëparshëm.
Ndërkaq krejt e kundërta ka ndodhur me depozitat. Depozitat bankare në valutë kanë vijuar gjatë gjysmës së parë të 2023 tendencën e fortë rritëse duke reflektuar veçanërisht flukset e larta të monedhës së përbashkët europiane. Në fund të gjashtëmujorit, depozitat në valutë kanë shënuar një rritje vjetore prej 15.9%, duke kompensuar edhe ecurinë e dobët të depozitave në lek.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor, totali i depozitave në valutë në sistemin bankar është mbi 806 miliardë lekë. Vetëm depozitat në monedhën e përbashkët europiane rezulton se janë shtuar me thuajse 1 miliard euro në harkun kohor të një viti.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kredia në euro, për çfarë qëllimi merret nga bizneset? - Pjesa dërrmuese për blerje pronash. Peshë të madhe overdrafti dhe huaja për likuiditete
Ndërsa kredia në euro ka shënuar një lloj frenimi gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ajo vijon të merret nga subjektet shqiptare kryesisht për investim në......

Çfarë po fuqizon eksportet bujqësore? - Civici: Risitë e këtij viti, produktet shqiptare blihen më shtrenjtë
Eksportet bujqësorë drejt tregjeve rajonale, europiane dhe jo vetëm, po tregojnë performancë në rritje si në sasi ashtu edhe në vlerë, respektivisht me 5% dhe......

Skema e Mbështetjes, ministrja Krifca: 200 milionë lekë subvencion peshkimit, 260 anije naftë me 40 lekë/litër
Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës, i ka dhënë frytet e veta në rritjen e eksporteve të produkteve......

Ky vend europian mund të jetë prodhuesi tjetër më i madh i verës!
Skandinavia nuk është saktësisht ajo që njohësit do ta përkufizonin si vend kryesor të verës. Por me ndryshimin e klimës që bën sezone më të ngrohta dhe më të......

Indi, taksë eksporti prej 40% për qepën - Vendi regjistroi rritje rekord të çmimit të saj
Pas një rritje rekord të cmimit të qepës, India vendosi një taksë prej 40% të eksportit të saj, që do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të këtij......

Rusia, furnizuesi kryesor i Kinës me naftë - Shifrat konfirmohen, pavarësisht reduktimit të kërkesës në muajin korrik
Rusia mbeti furnizuesi më i madh i naftës së papërpunuar të Kinës në muajin korrik, sipas të dhënave të qeverisë kineze, edhe pse dërgesat ruse bien nga......

Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane - Janë shtrenjtuar me 5% në korrik, në BE inflacioni në 6.1%
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja për akses tek paratë cash
Bankat në Britani do të detyrohen t'u ofrojnë klientëve akses falas në paratë cash brenda tre miljeve nga shtëpitë e tyre, sipas ligjeve të reja në mbrojtje të......