Europa Postuar më 21 Gusht 2023, 10:56

Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja për akses tek paratë cash

Nga SCAN TV
Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja

Bankat në Britani do të detyrohen t'u ofrojnë klientëve akses falas në paratë cash brenda tre miljeve nga shtëpitë e tyre, sipas ligjeve të reja në mbrojtje të parave të letrës. Ata që nuk respektojnë këtë vendim të ri do të përballen me gjoba të mëdha sipas planeve për të mbrojtur shërbimet e depozitimit dhe tërheqjes, të bëra publike nga Downing Street.

Zyrtarët thanë se rregullat do të sigurojnë që miliona njerëz që mbështeten në paratë cash çdo ditë nuk do të duhet të "udhëtojnë me orë të tëra" për shërbimet bazë bankare.

Bankat do të duhet të ofrojnë shërbime cash brenda tre miljeve për klientët që jetojnë në zonat rurale dhe vetëm një milje për ata që jetojnë në qytete. Ato nuk do të lejohen të mbyllin degët derisa të kenë vendosur dispozita alternative për të siguruar që njerëzit të kenë ende akses tek paratë e letrës. Zyrtarët i kanë dorëzuar Autoritetit të Sjelljes Financiare – FCA, kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për të zbatuar rregullat, duke përfshirë mundësinë për vendosjen e gjobave. Ky vendim vjen në një moment që shqetësimet për sa i përket luftës mes bankave dhe parave ‘cash’, po përshkallëzohen, duke detyruar shumë klientë që të paguajnë vetëm me kartë.

NatWest po i jep vetes kompetencat për të kufizuar sasinë e parave që klientët mund të tërheqin dhe depozitojnë, duke përmendur shqetësimet për pastrimin e parave.

Ndërkohë, shumica e bankave kanë ulur numrin e degëve të tyre në rrugët kryesore dhe po i shtyjnë njerëzit drejt shërbimeve online. Shifrat më të fundit nga FCA tregojnë se, që nga vera e kaluar, 99.8 % e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar ishin brenda 5 km (3.1 milje) nga një pikë parash pa pagesë. Megjithatë, mbikëqyrësi financiar gjeti gjithashtu prova se numri i degëve të bankave, zyrave postare dhe ATM-ve pa përdorim ishin të gjitha në rënie.

Downing Street dëshiron të sigurojë që niveli aktual i aksesit në para të ruhet duke pasur parasysh rëndësinë e parave në letër për shumë grupe vulnerabël. Përdorimi i monedhave dhe kartëmonedhave ka rënë në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit, pasi numri i pagesave në internet është rritur nga 45 në 85 %.

Por ajo u rimëkëmb vitin e kaluar pasi familjet iu kthyen parave fizike për t'i ndihmuar ata të menaxhojnë më mirë financat e tyre ndërsa luftuan me krizën e kostos së jetesës. Shifrat nga Nationwide Building Society zbuluan se numri i tërheqjeve të parave nga ATM-të u rrit me 19 % në 2022 - shin krahasuar me 2021 - shin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Gusht

Java nis negativisht për valutat e huaja!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht edhe pse ka fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 96 lekë dhe 3ëhstë shitur me 97.3 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat