Varfëria sot i kushton shtetit më shumë nesër!

Në qeverinë gjermane ka shpërthyer debati për fondin e sigurimit bazë për fëmijët. Pas refuzimit të fundit të ministres së Familjes, Lisa Paus të miratonte në qeveri "ligjin e shanseve të rritjes ekonomike", që parashikonte lehtësime miliardash për sipërmarrjet për shkak se nuk kishte marrë fondet e duhura për ligjin e sigurimit bazë të fëmijëve ka pasur shumë reagime nga politika në Gjermani. Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil e kritikoi grindjen e re të shpërthyer në koalicion. "Kjo më ka lenë pa fjalë, që menjëherë vazhdojmë me grindje", tha Klingbeil duke iu referuar rifillimit të punës së kabinetit qeveritar gjerman pas pushimeve të verës, sipas tagesschau.
Ndërkohë pas një studimi të kryer së fundmi me porosi të organizatës humanitare Diakonie nga Instituti Gjerman për Studime Ekonomike, DIW del se fëmijët e prekur nga varfëria kanë një rrezik më të madh të kenë probleme shëndetësore dhe të jenë të paaftë për punë në të ardhmen, se ata nga familje me të ardhura të larta. Instituti ka llogaritur se "vetëm kostot e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta në lidhje me obezitetin, që rritet si rrezik tek fëmijët e varfër kanë kapur në vitin 2016 shifrën e më shumë se 60 miliardë eurove".
Sipas presidentit të Diakonie-se, Ulrich Lilie "në debatin për sigurimin bazë të fëmijëve nuk duhet të luajnë rol detyrimet për kursim në buxhetin federal", citon agjencia e lajmeve, dpa. Sipas tij duhet të flasim edhe për rëndimet afatmesme dhe afatgjata të shtetit dhe takspaguesve, që vijnë në të ardhmen, nëse nuk investojmë në kohën e duhur tek të gjithë fëmijët. Sepse fëmijë të shëndetshëm dhe të mirë arsimuar kanë shanse më të mëdha të ndërtojnë një jetë me mëvetësi me të ardhura më të larta dhe me një varësi të vogël nga ndihmat shtetërore.
Me ligjin për sigurimin bazë për fëmijët, ministrja gjermane e Familjes, Lisa Paus (Të Gjelbrit) kërkon të përmbledhë të gjitha transfertat e shtetit për familjet dhe t'i rrisë njëkohësisht. FDP, nga e cila vjen ministri i Financave, Christian Lindner e shikon me sy kritik këtë projekt të ministres Paus. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht edhe pse ka fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 96 lekë dhe 3ëhstë shitur me 97.3 lekë sipas......

Fed nuk ka gjasa të rrisë më normat e interesit – Ekonomistët nuk presin ulje deri në mars!
Rezerva Federale e SHBA ka të ngjarë të ketë mbaruar së rrituri normat e interesit, sipas një shumicë të fortë të ekonomistëve të anketuar nga Reuters, dhe një......

Vjedhje prej 168 milionë dollarë përmes mashtrimit të aplikacioneve të basteve sportive!
Një shtetas kinez u arratis në Kinë pasi autoritetet indiane mësuan për një mashtrim të aplikacionit të basteve futbollistike që mashtroi qindra miliona......

Banka qendrore paralajmëron: Bankat kineze duhet të mbajnë një 'nivel të duhur' të marzheve të fitimit!
Bankat tregtare kineze duhet të mbajnë një nivel të duhur fitimi dhe marzhe neto të interesit për të siguruar qëndrueshmëri në mbështetjen e ekonomisë reale,......

Ekonomitë në zhvillim po përpiqen t'i japin fund dominimit të dollarit. Por cila është alternativa?
Në të gjithë botën në zhvillim, shumë vende janë të ngopur me dominimin e Amerikës në sistemin financiar global veçanërisht fuqinë e dollarit. Ata do të......

Vaji i ullirit ‘në telashe’ - Vapa ekstreme dhe thatësira po e shtyjnë industrinë në krizë!
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Europën Jugore këtë verë jo vetëm që po marrin jetë dhe po e mbushin tokën me zjarre shkatërruese, por janë......

Europa do të përballet me një tjetër valë të nxehti - Paralajmërime të reja për temperatura të larta javën e ardhshme!
Europa përballet me një tjetër valë të nxehti javën e ardhshme pasi sinoptikanët paralajmërojnë se një 'kupolë e nxehtësisë' do të sjellë temperatura të larta......

Italia raporton 11 ngjarje ekstreme të motit në ditë!
Jo vetëm që viti ka qenë viti i tretë më i nxehtë në historinë e vendit që nga viti 1800, por Italia ka përjetuar mesatarisht 11 ngjarje ekstreme të motit në......