Indi, taksë eksporti prej 40% për qepën - Vendi regjistroi rritje rekord të çmimit të saj

Pas një rritje rekord të cmimit të qepës, India vendosi një taksë prej 40% të eksportit të saj, që do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të këtij viti. Nga korriku në gusht cmimi mesatar ka shënuar një rritje prej 20%
India do të vendosë një taksë eksporti, me efekt të menjëhershëm, prej 40 % për qepët deri më 31 dhjetor në një përpjekje për të përmirësuar disponueshmërinë e tyre në tregun e brendshëm. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Financave në një deklaratë për mediat.
Lëvizja e vendosur nga eksportuesi më i madh në botë i qepëve do të ndihmojë Nju Delhin të ulë çmimet vendore përpara zgjedhjeve këtë vit, por do t'i detyrojë blerësit aziatikë të paguajnë më shumë, pasi eksportuesit e tjerë rajonalë kanë furnizime të kufizuara.
Çmimi mesatar i qepës me shumicë në tregjet kryesore është rritur gati 20 % nga korriku në gusht, në 2.400 rupi - 39 dollarë për 100 kg, për shkak të shqetësimeve se reshjet e çrregullta do të çonin në rendimente më të ulëta.
Inflacioni vjetor i shitjeve me pakicë në Indi u rrit ndjeshëm në 7.44 % në korrik, në nivelin më të lartë 15-mujor, nga 4.87 % që ishte një muaj më parë.
Sipas eksportuesve vendorë qepët e korrura gjatë muajve të verës po kalben shpejt dhe furnizimet e reja po vonohen, dhe kjo situatë e ka shtyrë qeverinë të marrë masa paraprake.
Inflacioni i ushqimeve, i cili përbën gati gjysmën e shportës së përgjithshme të çmimeve të konsumit, arriti në 11.51 %. Inflacioni i ushqimeve me pakicë ishte në nivelin më të lartë që nga janari 2020. Vende të tilla si Bangladeshi, Nepali, Malajzia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sri Lanka mbështeten në dërgesat indiane.
Qepët përdoren si bazë për pjatat tradicionale në të gjithë Azinë. Çmimet e disa prej perimeve më të përdorura në kuzhinat indiane – duke përfshirë domatet, qepët, bizelet, hudhrën dhe xhenxhefilin – janë më shumë se dyfishuar në muajt e fundit.
India po shkon drejt gushtit të saj më të thatë në më shumë se një shekull, me reshje të pakta shiu që mund të vazhdojnë në zona të mëdha, thanë për Reuters dy zyrtarë të departamentit të motit.
Reshjet e gushtit, që priten të jenë më të ulëtat që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1901, mund të dëmtojnë rendimentet e kulturave të mbjella në verë, nga orizi te fasulet e sojës, duke rritur çmimet dhe inflacionin e përgjithshëm të ushqimeve, i cili u rrit në korrik në nivelin më të lartë që nga janari 2020.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rusia, furnizuesi kryesor i Kinës me naftë - Shifrat konfirmohen, pavarësisht reduktimit të kërkesës në muajin korrik
Rusia mbeti furnizuesi më i madh i naftës së papërpunuar të Kinës në muajin korrik, sipas të dhënave të qeverisë kineze, edhe pse dërgesat ruse bien nga......

Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane - Janë shtrenjtuar me 5% në korrik, në BE inflacioni në 6.1%
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja për akses tek paratë cash
Bankat në Britani do të detyrohen t'u ofrojnë klientëve akses falas në paratë cash brenda tre miljeve nga shtëpitë e tyre, sipas ligjeve të reja në mbrojtje të......

Dëshira për tu bërë i pasur – Ja 7 këshillat financiare që mund t’ju ndihmojnë
Të bëhesh i pasur nuk është aq i vështirë sa duket dhe ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni që në fakt do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja......

Gjermania ashpërson kontrollet për investimet e huaja - Objektivi, shmangia e rreziqeve që vijnë nga Kina
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, kërkon të shtrëngojë procesin e rishikimit të investimeve të huaja me një ligj të ri që do të synojë të rrisë......

Pagat reale në Europë janë ulur: Cilat vende panë rënien më të madhe?!
Në vitin 2022, normat e inflacionit tronditën BE-në, duke arritur nivele të papara në katër dekadat e mëparshme. Ndërmjet vitit 1997 dhe fundit të vitit 2021......

Meteorologët zviceranë arrijnë lartësi rekord përpara se të regjistrojnë zero gradë!
Shërbimit zviceran të motit iu desh të ngjitej në një lartësi rekord prej gati 5300 metrash për të regjistruar 'pikën e ngrirjes' të shkallës zero - ose......

Birraria çeke fiton çmimin e Trashëgimisë Europiane!
Për arkitektin çek Pavel Prouza, restaurimi i një ndërtese të rrënuar me vlera historike ishte një ëndërr fëmijërie e ushqyer gjatë tureve familjare nëpër......