Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane - Janë shtrenjtuar me 5% në korrik, në BE inflacioni në 6.1%

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 5%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4.2%. Rikujtojmë se në qershor të këtij viti norma e inflacionit sipas "Agjencisë Europiane të Statistikave" ishte 5.8%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 10.8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.5%, “Veshje dhe këpucë” me 4.3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5%, “Shërbimi arsimor” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.1% dhe “Komunikimi” me 1.0%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7.1%.
Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” me 3.14 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Argëtim dhe Kulturë” me 0.74 pikë përqindje. Kontribut negativ ka dhënë vetëm grupi “Transporti” me 0.64 pikë përqindje.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 5% në korrik rezulton të jetë e 11-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e unionit, e cila fiksohet pranë 6.1%. Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 48% dhe 17.5% përkatësisht, pasuar nga Serbia me 12.4%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Belgjika me një normë të inflacioni pranë 1.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Spanja dhe Zvicra po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja për akses tek paratë cash
Bankat në Britani do të detyrohen t'u ofrojnë klientëve akses falas në paratë cash brenda tre miljeve nga shtëpitë e tyre, sipas ligjeve të reja në mbrojtje të......

Dëshira për tu bërë i pasur – Ja 7 këshillat financiare që mund t’ju ndihmojnë
Të bëhesh i pasur nuk është aq i vështirë sa duket dhe ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni që në fakt do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja......

Gjermania ashpërson kontrollet për investimet e huaja - Objektivi, shmangia e rreziqeve që vijnë nga Kina
Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, kërkon të shtrëngojë procesin e rishikimit të investimeve të huaja me një ligj të ri që do të synojë të rrisë......

Pagat reale në Europë janë ulur: Cilat vende panë rënien më të madhe?!
Në vitin 2022, normat e inflacionit tronditën BE-në, duke arritur nivele të papara në katër dekadat e mëparshme. Ndërmjet vitit 1997 dhe fundit të vitit 2021......

Meteorologët zviceranë arrijnë lartësi rekord përpara se të regjistrojnë zero gradë!
Shërbimit zviceran të motit iu desh të ngjitej në një lartësi rekord prej gati 5300 metrash për të regjistruar 'pikën e ngrirjes' të shkallës zero - ose......

Birraria çeke fiton çmimin e Trashëgimisë Europiane!
Për arkitektin çek Pavel Prouza, restaurimi i një ndërtese të rrënuar me vlera historike ishte një ëndërr fëmijërie e ushqyer gjatë tureve familjare nëpër......

Varfëria sot i kushton shtetit më shumë nesër!
Në qeverinë gjermane ka shpërthyer debati për fondin e sigurimit bazë për fëmijët. Pas refuzimit të fundit të ministres së Familjes, Lisa Paus të miratonte në......

Java nis negativisht për valutat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht edhe pse ka fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 96 lekë dhe 3ëhstë shitur me 97.3 lekë sipas......