Kredia në euro, për çfarë qëllimi merret nga bizneset? - Pjesa dërrmuese për blerje pronash. Peshë të madhe overdrafti dhe huaja për likuiditete

Ndërsa kredia në euro ka shënuar një lloj frenimi gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ajo vijon të merret nga subjektet shqiptare kryesisht për investim në pasuri të paluajtshme e për blerje paisjesh. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto dy qëllime përdorimi, zënë peshën më të madhe të kredisë në monedhën e përbashkët europiane. Më specifikisht, totali i kredisë në euro në fund të gjashtëmujorit të parë rezulton 209 miliardë lekë, afërisht 2 miliardë euro me kursin e sotëm.
Peshën më të madhe të këtij totali, rreth 75 miliardë lekë e zë kredia për blerje pasusrish të paluajtëshme. Në vend të dytë për nga qëllimi i përdorimit renditet kredia për blerje paisjesh e makinerish. Për këtë qëllim janë marrë nëpër banka një total kredish prej 56.6 miliardë lekësh. Overdrafti është i treti për nga pesha, me 47.7 miliardë lekë, i pasuar nga kredia për kapital qarkullues me 29 miliardë lekë.
E parë në terma të gjerë, Kredia për biznese është rritur mesatarisht me 5% në tremujorin e dytë, duke shfaqur ngadalësim të mëtejshëm me 0.4 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë. Zhvillimet brenda segmenteve kryesore tregojnë që norma më të larta të rritjes së kredisë për likuiditete, të cilat kanë kompensuar disi ngadalësimin e mëtejshëm të kredisë për investime. Kështu, kredia për likuiditete u rrit mesatarisht me 6.8% krahasuar me 6.1% në tremujorin e parë.
Ndërkohë, kredia për investime u rrit me 3.8% ose 1 pikë përqindje më pak se në tremujorin e parë. Zgjerimi i kredisë është vërejtur më së shumti tek bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e tregtisë dhe akomodimit, në sektorin e shërbimeve dhe në atë të ndërtimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Çfarë po fuqizon eksportet bujqësore? - Civici: Risitë e këtij viti, produktet shqiptare blihen më shtrenjtë
Eksportet bujqësorë drejt tregjeve rajonale, europiane dhe jo vetëm, po tregojnë performancë në rritje si në sasi ashtu edhe në vlerë, respektivisht me 5% dhe......

Skema e Mbështetjes, ministrja Krifca: 200 milionë lekë subvencion peshkimit, 260 anije naftë me 40 lekë/litër
Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës, i ka dhënë frytet e veta në rritjen e eksporteve të produkteve......

Ky vend europian mund të jetë prodhuesi tjetër më i madh i verës!
Skandinavia nuk është saktësisht ajo që njohësit do ta përkufizonin si vend kryesor të verës. Por me ndryshimin e klimës që bën sezone më të ngrohta dhe më të......

Indi, taksë eksporti prej 40% për qepën - Vendi regjistroi rritje rekord të çmimit të saj
Pas një rritje rekord të cmimit të qepës, India vendosi një taksë prej 40% të eksportit të saj, që do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të këtij......

Rusia, furnizuesi kryesor i Kinës me naftë - Shifrat konfirmohen, pavarësisht reduktimit të kërkesës në muajin korrik
Rusia mbeti furnizuesi më i madh i naftës së papërpunuar të Kinës në muajin korrik, sipas të dhënave të qeverisë kineze, edhe pse dërgesat ruse bien nga......

Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane - Janë shtrenjtuar me 5% në korrik, në BE inflacioni në 6.1%
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Britania, bankomate tre milje pranë shtëpive - Rregulla të reja për akses tek paratë cash
Bankat në Britani do të detyrohen t'u ofrojnë klientëve akses falas në paratë cash brenda tre miljeve nga shtëpitë e tyre, sipas ligjeve të reja në mbrojtje të......

Dëshira për tu bërë i pasur – Ja 7 këshillat financiare që mund t’ju ndihmojnë
Të bëhesh i pasur nuk është aq i vështirë sa duket dhe ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndiqni që në fakt do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja......