OSHEE, 296.5 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - prill, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – prill ky dikaster arkëtoi rreth 296.5 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore.
Në raport me 4 - mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi ky dikaster arkëtoi rreth 298 mln lekë apo 1.5 mln lekë më shumë se sivjet.
Në total, për periudhën 4 - mujore Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi 1,363,923 fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa. Edhe numri i faturave për të cilat është paguar kamatvonesë, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pësuar ulje, pasi në periudhën janar – prill 2024 numri i faturave të paguara me vonesë ishte 1,432,653.
Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano......

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset, më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë
Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për......

“Fondet IPA të BE, Shqipëria progres në zbatim” - Çano: Janë ratifikuar 3 programe operacionale. Investim i përbashkët mbi 186.4 mln euro
Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e Instrumetit të Para-Anëtarësimit, IPA III. Kështu u shprehën përfaqësues të Komisionit Evropian në Komitetin......

BE nënshkruan partneritet të ri me Kanadanë - Marrëveshja synon të forcojë lidhjet e sigurisë dhe tregtisë
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit transatlantik me nënshkrimin zyrtar të një partneriteti sigurie dhe mbrojtjeje......

“Objektivi 5% i NATO-s, një hap gjigant” - Rutte: Aleanca do të investojë për mbrojtjen ajrore, blerjen e mijëra tankeve
Objektivi i NATO-s për të zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e......

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin e terminalit ushtarak në portin e ri të Durrësit
Kryeministri Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike. Gjatë këtij......

Puna nga shtëpia, si renditen vendet evropiane? - Pandemia ka ndryshuar modelet tradicionale të punësimit
Përhapja e punës nga shtëpia ndryshon ndjeshëm përgjatë Evropës, e lidhur me faktorë kulturorë dhe ekonomikë. Mbretëria e Bashkuar ka shkallën më të lartë të......

Kush po e zbulon Shqipërinë tani? Rritje befasuese e hyrjeve nga Izraeli dhe India
Në periudhën Janar-Maj 2025, Shqipëria ka parë një rritje totale prej 3.9% të hyrjeve të të huajve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo......