Pastrimi i parave me kriptomonedha - OSBE organizoi trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomoendhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim 2-ditor në Tiranë me synim forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese për të luftuar pastrimin e parave nëpërmjet kriptove. E drejtuar nga ekspertë të organeve ligjzbatuese italiane, si Guardia di Finanza, Policia së Shtetit Italian dhe Arma e Karabinierëve, kjo veprimtari u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane dhe ekspertin e Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.
Gjatë trajnimit, prokurorë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Përgjithshme, së bashku me anëtarë të agjencive të ndryshme ligjzbatuese në Shqipëri, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, përfituan trajnim praktik dhe njohuri të thelluara mbi metodat dhe mjetet hetimore thelbësore për gjurmimin dhe parandalimin e skemave të pastrimit të parave që përfshijnë kriptomonedhat.
Ky trajnim i specializuar u ngrit mbi bazën e përpjekjeve të mëparshme nga ana e Prezencës së OSBE-së, duke përfshirë këtu një takim shkëmbimi përvojash të organizuar nga Prezenca në dhjetor të vitit të kaluar në Ambasadën Italiane në Tiranë, takim i cili mblodhi me sukses prokurorë dhe hetues nga agjencitë ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë në Shqipëri, si dhe ekspertë nga agjencitë italiane ligjzbatuese për të diskutuar praktikat më të mira për adresimin e çështjes komplekse dhe në zhvillim të shpejtë të krimeve financiare që përfshijnë monedhat dixhitale.

Rriten kostot për të pasurit që largohen nga vendi - Shumë vende evropiane vendosin masa që pengojnë largimin e kapitalit
Një realitet i ri po rëndon mbi të pasurit e Evropës. Sipas Bloomberg, shumë prej tyre po përpiqen të ikin nga vendet me taksa të larta drejt parajsave......

Rreth 45% e parave nga BE, për drejtësinë - Po 3 programet operacionale nën IPA III çfarë përfshijnë?
Përmes IPA III (2021 – 2027), Shqipëria përfiton në total 524.8 milionë euro, më pak se me IPA II që u zbatua në periudhën 2014-2020. Pjesa më e madhe e......

OSHEE, 296.5 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - prill, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano......

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset, më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë
Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për......

“Fondet IPA të BE, Shqipëria progres në zbatim” - Çano: Janë ratifikuar 3 programe operacionale. Investim i përbashkët mbi 186.4 mln euro
Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e Instrumetit të Para-Anëtarësimit, IPA III. Kështu u shprehën përfaqësues të Komisionit Evropian në Komitetin......

BE nënshkruan partneritet të ri me Kanadanë - Marrëveshja synon të forcojë lidhjet e sigurisë dhe tregtisë
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit transatlantik me nënshkrimin zyrtar të një partneriteti sigurie dhe mbrojtjeje......

“Objektivi 5% i NATO-s, një hap gjigant” - Rutte: Aleanca do të investojë për mbrojtjen ajrore, blerjen e mijëra tankeve
Objektivi i NATO-s për të zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e......