Shqipëria Postuar më 24 Qershor 2025, 14:00

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian

Nga Diamila Leka

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci.

Guvernatori u shpreh se, ndonëse pasiguria në kontekstin botëror mbetet e lartë, vendimet lidhur me politikën monetare kushtëzohen nga informacionet e reja dhe do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian.

Paolucci përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar për anëtarësimin e suksesshëm të vendit në SEPA. Përtej përfitimeve për qytetarët, bizneset dhe ekonominë në tërësi, ky anëtarësim krijon parakushtet e nevojshme për përgatitjen e Shqipërisë për integrimin e plotë në BE.

Palët ranë dakord që të vijohet më tej me përpjekjet që Banka e Shqipërisë i ka kushtuar përmirësimit të kuadrit rregullativ të sistemit financiar. Paolucci u shpreh se Banka Botërore mbetet kurdoherë e gatshme të japë asistencën e saj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat