Rreth 45% e parave nga BE, për drejtësinë - Po 3 programet operacionale nën IPA III çfarë përfshijnë?
Përmes IPA III (2021 – 2027), Shqipëria përfiton në total 524.8 milionë euro, më pak se me IPA II që u zbatua në periudhën 2014-2020. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve të paraanëtarësimit që shpërndahen nga Bashkimi Evropian, pra rreth 45% shkojnë për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë. Ndërkohë, rreth 15% e fondeve i kushtohen qeverisjes së mirë, komunikimit strategjik dhe linjëzimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Vetëm 22% i dedikohen tematikave të tjera, që përfshijnë lidhshmërinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Me ratifikimin e 3 programeve operacionale nën IPA III, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të realizojnë investime të përbashkëta prej 186.4 milionë eurosh.
Objektivat kryesore të Programit Operacional për Ekonominë dhe Shoqërinë janë modernizimi i infrastrukturës digjitale dhe digjitalizimi i plotë i Shqipërisë deri në vitin 2030.
Nga ana tjetër, Programi Operacional për Energjinë do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të energjisë dhe uljen e konsumit të energjisë përmes aktiviteteve të tilla si auditimet e energjisë dhe zbatimi i masave të efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike, aktivitetet e vlerësimit të energjisë dhe zbatimi i masave të efikasitetit të energjisë në sektorin e furnizimit me ujë.
Programi Operacional për Punësimin e të Rinjve synon të rrisë punësimin, arsimin dhe aftësitë e të rinjve.
Ndërkohë, marrëveshja financiare IPA 2024 (edhe kjo pjesë e IPA III) ofron një paketë totale mbështetjeje prej 67.35 milionë eurosh për disa projekte. Rreth 3.85 milionë euro shpërndahen nga BE për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, 10 milionë euro do të ndahen për të përmirësuar qeverisjen lokale dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik lokal, 13 milionë euro do të ofrohen për të mbështetur pylltarinë, 12.5 milionë euro për të ndihmuar sigurinë ushqimore dhe 28 milionë euro të përcaktuara për Projektin e Mbështetjes Buxhetore.

OSHEE, 296.5 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - prill, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano......

Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja - Bizneset, më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë
Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për......

“Fondet IPA të BE, Shqipëria progres në zbatim” - Çano: Janë ratifikuar 3 programe operacionale. Investim i përbashkët mbi 186.4 mln euro
Shqipëria ka bërë progres të mirë në zbatimin e Instrumetit të Para-Anëtarësimit, IPA III. Kështu u shprehën përfaqësues të Komisionit Evropian në Komitetin......

BE nënshkruan partneritet të ri me Kanadanë - Marrëveshja synon të forcojë lidhjet e sigurisë dhe tregtisë
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit transatlantik me nënshkrimin zyrtar të një partneriteti sigurie dhe mbrojtjeje......

“Objektivi 5% i NATO-s, një hap gjigant” - Rutte: Aleanca do të investojë për mbrojtjen ajrore, blerjen e mijëra tankeve
Objektivi i NATO-s për të zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes do të shohë aleatët të financojnë një rritje pesëfish të aftësive të mbrojtjes ajrore, blerjen e......

Rama takohet me Rutte në Hagë/ NATO angazhohet për ndërtimin e terminalit ushtarak në portin e ri të Durrësit
Kryeministri Edi Rama është takuar në Hagë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike. Gjatë këtij......

Puna nga shtëpia, si renditen vendet evropiane? - Pandemia ka ndryshuar modelet tradicionale të punësimit
Përhapja e punës nga shtëpia ndryshon ndjeshëm përgjatë Evropës, e lidhur me faktorë kulturorë dhe ekonomikë. Mbretëria e Bashkuar ka shkallën më të lartë të......