Kosova bën 'hap historik' drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Kandidatura është miratuar me shumicë prej dy të tretave

Kosova ndërmori një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, mes kundërshtimeve nga Serbia.
Sipas AFP, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës "transmetoi për opinion" kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Asamblenë e saj Parlamentare, megjithëse nuk dihet se kur do të jepet ky vendim.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.
Ajo themeloi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cila mbron të drejtat e çdo qytetari brenda 46 shteteve që nënshkruan.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka përshëndetur vendimin duke thënë në Facebook se kandidatura e tyre është miratuar me shumicë prej dy të tretave.
"Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm shënon një hap historik, ndoshta më i rëndësishmi që nga pavarësia jonë", tha ajo, por paralajmëroi se procesi i anëtarësimit mbetet "i gjatë dhe i vështirë".
Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, megjithëse Beogradi ende kundërshton çdo njohje ndërkombëtare të ish-krahinës së saj.
101 vende e njohin zyrtarisht shtetin e vogël ballkanik, të populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, si të pavarur, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Francën dhe Gjermaninë.
Në maj, Prishtina paraqiti një ofertë për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, menjëherë pasi Rusia u dëbua për pushtimin e Ukrainës.
Dalja e Moskës, një aleate prej kohësh e Serbisë u konsiderua gjerësisht si një thjeshtëzim për hyrjen e Prishtinës.
“Ne do të votojmë kundër të ashtuquajturës anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u tha gazetarëve presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Kjo ditë do të mbetet si ditë turpi për Këshillin e Evropës”, shtoi ministri i Jashtëm i vendit, Ivica Daçiq.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Nafta mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë - Fitimet kufizohen nga shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qendrore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë sesionit të kaluar amerikan rikuperoi një pjesë të humbjeve. Çmimet po mbështeten nga......

Euro, pranë nivelit më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga pritshmëritë se BQE mund të rrisë interesat me 50 pikë bazë
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi analistët parashikojnë se Rezerva Federale do t’i rrisë normat e interesit edhe në takimin e......

Rënie e fortë për Dollarin, Paundin dhe Euron!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të fortë të vlerës pasi ka rritur në gati 11 lekë teksa është blerë me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.5......

“Paga minimale në 60 mijë lekë” - Rama thirrje bizneseve: Rrisni standardet punonjësve! Jeni në konkurrencë me vendet e zhvilluara!
Kreu i Qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit nga qyteti i Durrësit deklaroi se punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Rama......

Numri i vetëprodhuesve të energjisë arrin në 1025 - ERE: Shtrenjtimi i çmimit solli rritje të instalimeve
Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i......

Rritja e pagave fillon nga mjekët. Zv.kryeministrja Balluku: Paketa e re, ndryshim deri në 77%
Rritja e pagave do të fillojë nga mjekët, të cilët do të përfitojnë deri në 77 % më shumë sesa aktualisht. Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministres dhe......

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!
Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga......