Europa Postuar më 25 Prill 2023, 09:55

Euro, pranë nivelit më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga pritshmëritë se BQE mund të rrisë interesat me 50 pikë bazë

Nga SCAN TV
Euro, pranë nivelit më të lartë në 1 vit -

Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi analistët parashikojnë se Rezerva Federale do t’i rrisë normat e interesit edhe në takimin e majit, ndërsa më pas pritet t’i japë fund ciklit të politikave monetare shtrënguese. Në anën tjetër, Banka Qendrore Europiane parashikohet ta rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë përqindje në takimin e majit dhe të vijojë edhe për disa muaj me politikën shtrënguese. Për rrjedhojë, euro është ngjitur pranë nivelit më të lartë në 1 vit në raport me dollarin amerikan.

Megjithatë, anëtarja e bordit të Bankës Qendrore Europiane, Isabel Schnabel, deklaroi se një rritje e normës bazë të interesit me 50 pikë bazë nuk ka qenë temë diskutimit, por kjo do të varet nga të dhënat që do të publikohet përpara se të mblidhet institucioni i Frankfurtit. Edhe lajmet për rënien e nivelit të depozitave të First Republic Bank në Shtetet e Bashkuara shërbyen si një kujtesë se rreziqet në lidhje me stabilitetin financiar nuk janë larguar ende.

Kjo ka bërë që investitorët të besojnë se shumë shpejt, Rezerva Federale mund të fillojë uljen e normave të interesit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.2, shumë pranë nivelit më të ulët në 1 vit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm, pranë 27,400 dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1830 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat