Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europiane Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ. Sektori bankar dhe ai minerar kanë humbur rreth 1.5% të vlerës, ndërsa shërbimet financiare janë në rënie me rreth 1.4%.
Banka zvicerane, UBS, që pak javë më parë bleu Credit Suisse, raportoi një rënie të fitimit neto prej 52% në tremujorin e parë të këtij viti. Në anën tjetër, kompania farmaceutike, Novartis raportoi fitime më të larta se parashikimet e analistëve dhe rriti vlerësimin për fitimet e të gjithë vitit.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie, ndërsa investitorët ishin në pritje të takimit Bankës së Japonisë. Tregjet po presin edhe fitimet tremujore të gjigandëve të teknologjisë, si Alphabet, Microsoft, Amazon dhe Meta, që do të japin një panoramë më të qartë mbi shëndetin e ekonomisë amerikane.
SCAN
Sondazh

Nafta mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë - Fitimet kufizohen nga shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qendrore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë sesionit të kaluar amerikan rikuperoi një pjesë të humbjeve. Çmimet po mbështeten nga......

Euro, pranë nivelit më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga pritshmëritë se BQE mund të rrisë interesat me 50 pikë bazë
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi analistët parashikojnë se Rezerva Federale do t’i rrisë normat e interesit edhe në takimin e......

Rënie e fortë për Dollarin, Paundin dhe Euron!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të fortë të vlerës pasi ka rritur në gati 11 lekë teksa është blerë me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.5......

“Paga minimale në 60 mijë lekë” - Rama thirrje bizneseve: Rrisni standardet punonjësve! Jeni në konkurrencë me vendet e zhvilluara!
Kreu i Qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit nga qyteti i Durrësit deklaroi se punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Rama......

Numri i vetëprodhuesve të energjisë arrin në 1025 - ERE: Shtrenjtimi i çmimit solli rritje të instalimeve
Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i......

Rritja e pagave fillon nga mjekët. Zv.kryeministrja Balluku: Paketa e re, ndryshim deri në 77%
Rritja e pagave do të fillojë nga mjekët, të cilët do të përfitojnë deri në 77 % më shumë sesa aktualisht. Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministres dhe......

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!
Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga......

Sa paguan një shqiptar taksa e tatime në një vit? - Banorët e qarkut të Tiranës me më shumë barrë tatimore
Arkëtimet për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore kanë një performancë rritje me 10.8% Ndërsa nga tatimet dhe doganat ka një rritje në 15.6% në......