Konkurrenca heton tregun e fruta-perimeve. Dyshohen praktika të bashkërenduara në grumbullim dhe shitjen me shumicë

Ledina Elezi/SCAN
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak për tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Sipas njoftimit për mediat, referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve.
Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024. Shpesh çmimet e produkteve bujqësore në tregun vendas kanë qenë tepër të larta, ndërsa shitësit e pakicës fajësonin ata të shumicës.
Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës realizoi 15 monitorime dhe kryer 8 procedura hetimore në tregjet me pozitë dominuese/koncensionet, duke arkëtuar në total 46.2 milionë lekë nga procedurat e përqendrimeve dhe gjobat.
Sondazh

Balluku në Porto Palermo me Olen Çezarin: I rëndësishëm ndërgjegjësimi i qytetarëve për një mjedis sa më të pastër
Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë......

Rriten anëtarët në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike - Zhvillimet e tregut, shkon në 27 numri i subjekteve të listuar në ALPEX
Ola Mitre /SCAN Teksa zyratisht Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike nisi operimet në datën 11 prill të vitit të kaluar, aktualisht numri i kompanive......

Kategoritë që do preken nga rritja e pensioneve - Përfitojnë më shumë se 140 mijë të moshuar, pjesa më e madhe në fshat
Ada Hazizolli/SCAN Prej muajsh Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve, por ajo që mund të thuhet me siguri deri në këtë......

Tregu i sigurimeve, regjistrohen 6.000 kontrata të reja - Hysa: Të varur nga sigurimi motorik. Vlerat janë rritur, por ndikoi euro
Alida Lula / SCAN 6000 kontrata të reja janë shënuar në tregun e sigurimeve, ku eksperti Erald Hysa thotë për SCAN tv se në vlerë janë rritur për......

“Deri në 2030 nuk do të ketë pensione nën 150 euro” - Gonxhja: Reforma në këtë sektor merr rrugë vitin e ardhshëm
Diamila Leka/ Scan Qeveria po pregatitet që të ketë një jetëzim dhe konkretizim të reformës së pensioneve. Ky është mesazhi i fjalës së Ministrit të......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë
Xhorxhina Deda/SCAN Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit......

Shqipëria, tregti edhe me Kubën - Nga duhani, tek pijet alkoolike gjatë gjysmës së parë të vitit
Armela Duka/SCAN Shqipëria importon një sërë produktesh nga Kuba, edhe pse volumi i tregtisë mes dy vendeve është relativisht i ulët. Kuba është e......

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një......