Tregu i sigurimeve, regjistrohen 6.000 kontrata të reja - Hysa: Të varur nga sigurimi motorik. Vlerat janë rritur, por ndikoi euro

Alida Lula / SCAN
6000 kontrata të reja janë shënuar në tregun e sigurimeve, ku eksperti Erald Hysa thotë për SCAN tv se në vlerë janë rritur për 5-vjeçarin 2019-2024. Kontratat kanë shënuar rritje me 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por sipas tij, duke qënë se një pjesë e kontratave të mëdha kanë qënë në euro, janë ndikuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane.
“Ka një rritje të të ardhurave, janë 6000 kontrata në 5 vitet e fundit. Në vlerë janë rritur, një rritje e mirë, ka patur dhe efekt kursi i euros, sepse një pjesë e kontratave të mëdha janë në euro dhe kjo ka sjellë vështirësi në analiza. Duhet të merret parasysh dhe kursi i këmbimit. Por ka një trend rritjeje, ajo që s’ka rritje është dëmshpërblimi mesatar” – thotë Hysa.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048%. Eksperti i tregut të sigurimeve Erald Hysa, tregon dhe arsyet se pse në Shqipëri mbizotëron tregu i sigurimit motorik, i cili mban dhe peshën kryesore.
“Shqiptarët përballen më shumë me sigurimin motorik dhe duke u përballur me këtë, e ndjejnë si detyrim. Diçka që është e detyrueshme e bëjnë, atë që nuk është jo dhe tkurren. Kompanitë, duke ditur projeksionin e rritjes së numrit të makinave, dinë dhe se sa të ardhura do të kenë gjatë vitit. Dhe kështu bëhet një llogaritje e dëmeve. Dëmet kanë qënë standarde në këto vite, kështu që mungon shtytja për produkte të reja, për të nxjerrë ide të reja, ose për të marë nga tregu lokal”- shton Hysa
Ekpserti thekson edhe se sigurimi KASKO po njeh ecuri pozitive për shkak dhe të numrit të vjedhjeve të automjeteve, ndërsa thotë se një kategori makine po grabitet rëndom në Europë. Ndërkohë, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.74 %. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – qershor 2024 siguruan mbi 2,353 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 74%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me mbi 18% të totalit.
Sondazh

“Deri në 2030 nuk do të ketë pensione nën 150 euro” - Gonxhja: Reforma në këtë sektor merr rrugë vitin e ardhshëm
Diamila Leka/ Scan Qeveria po pregatitet që të ketë një jetëzim dhe konkretizim të reformës së pensioneve. Ky është mesazhi i fjalës së Ministrit të......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë
Xhorxhina Deda/SCAN Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit......

Shqipëria, tregti edhe me Kubën - Nga duhani, tek pijet alkoolike gjatë gjysmës së parë të vitit
Armela Duka/SCAN Shqipëria importon një sërë produktesh nga Kuba, edhe pse volumi i tregtisë mes dy vendeve është relativisht i ulët. Kuba është e......

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një......

Më shumë të ardhura dhe procedura të lehtësuara - DPSHTRR: Janar-qershor, 115.5 milionë lekë plus nga targat risi
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas......

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan 3-vjeçar në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Kina nënshkruan një plan veprimi tre-vjeçar të dielën për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të eksperimentuar......

Sigurimi motorik, 6.6 mld lekë prime në 6-mujorin e parë - Rritet numri i kontratave. Shkak, shifrat e larta të aksidenteve
Ledina Elezi/SCAN Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......