Sigurimi motorik, 6.6 mld lekë prime në 6-mujorin e parë - Rritet numri i kontratave. Shkak, shifrat e larta të aksidenteve

Ledina Elezi/SCAN
Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit motorik dhe të primeve të shkruara bruto. Sipas informacioneve të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit motorik arritën rreth 6,6 miliardë lekë në gjashtëmujorin e parë të vitit, ose 9.49% më shumë se në periudhën janar - qershor 2023.
Në një hark kohor prej 5 vitesh, të ardhurat nga sigurimi i mjeteve motorike kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Që prej 2020-ës, primet e sigurimit motorik janë rritur çdo vit me 7% deri në 12%.
Për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në periudhën janar - qershor 2024 ka pasur një rritje prej 11.15% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, pagesat e dëmeve në gjashtëmujorin e parë të vitit u rritën me 24.53% llogaritur me janar - qershor 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket pikërisht sigurimit motorik me rreth 2,9 miliardë lekë, ose 70.56% të totalit të dëmeve të paguara bruto, duke pësuar edhe një rritje me përafërsisht 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritjes së anëtarëve në sigurimin motorik dhe të pagesës së dëmeve, i përgjigjet gjithashtu edhe një bilanc më i lartë aksidentesh rrugore. Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023, ku vetëm në muajin maj u regjistruan 126 aksidente rrugore.
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......

Turqia i kthen Riadit 5 miliardë dollarë - Shenjë e stabilizimit të rezervave valutore të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Banka Qendrore e Turqisë bëri një lëvizje historike duke kthyer një depozitë prej 5 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite.......

“Vala” e automjeteve kineze të prodhuara në Europë - Kompanitë nga Kina po hapin fabrika nga Spanja, në Poloni
Dorina Kurtaj / SCAN Një kërcënim i ri i madh për prodhuesit europianë të makinave janë automjetet elektrike kineze "made in Europe". Në një moment që......

Gjermani, besimi i bizneseve në rënie të lirë - Pesimizmi mbizotëron në të gjithë sektorët
Dorina Kurtaj / SCAN Në korrik, ndjesia e biznesit në Gjermani ishte në rënie për të tretin muaj radhazi, dhe pesimizmi aktualisht mbretëron në të......

Franca përgatitet për masa shtrënguese - Kriza pas lojërave olimpike pritet të zgjasë deri në 12 vjet
Dorina Kurtaj / SCAN Franca duhet të bëjë pa vonesë një përpjekje të madhe për të racionalizuar buxhetin e saj, një përpjekje që do të zgjasë shtatë......

Familjet në Eurozonë hezitojnë të marrin kredi - BQE: Huatë bankare janë rritur vetëm me 0.3%
Dorina Kurtaj / SCAN Familjet në eurozonë vazhdojnë të shmangin huamarrjen e konsiderueshme nga bankat, është përfundimi i raportit të fundit të Bankës......

Si do përzgjidhen kandidatët për deputetë te 2025/ Prezantohen risitë e platformës ku mund të aplikohet
Është prezantuar sot platformën Deputeti që Duam, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatëzgjedhjeve të vitit 2021 e cila kishte si synim......

Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm?
Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri. Në postin e ministrit......