Si do përzgjidhen kandidatët për deputetë te 2025/ Prezantohen risitë e platformës ku mund të aplikohet

Është prezantuar sot platformën Deputeti që Duam, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatëzgjedhjeve të vitit 2021 e cila kishte si synim të përthithte kandidatura nga jashtë radhëve të saj, por që kishin ambicien përtë qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Risia e kësaj platformë, qe u prezantua nga Bora Muzhaqi, për këto zgjedhje është mundësia që u jepet kandidatëve të vendosin theksin tek një temë që e kanë përzemër, e cila mund të jetë një cështje që kandidati mendon se PS nuk e ka trajtuar sa dhe si duhet. Kandidatët, gjithashtu do tëkenë kohë për tu angazhuar edhe në terren dhe në rrjetet socialepër të treguar aftësitë e tyre komunikuese, organizative, bashkëvepruese me ndjekësit që do të bëjnë për vete gjatë këtijprocesi.
Një tjetër risi e kësaj platforme është edhe opsioni konfidencial i cili i lejon mundësinë e aplikimit të gjithë atyre që janë tëangazhuar në organizata ndërkombëtare apo kanë angazhime të larta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit. Ky opsionu jep atyre kohe për të pjekur mendimin e angazhimt publikduke testuar seriozitetin e kësaj platforme.
Aplikimi është fare i thjeshtë përmes faqes deputetiqeduam.al dhe përmban një formular të thjeshtë, jetëshkrimin e kandidatit, dy letra reference nga dy mbështetës të kandidatit dhe një video e shkurtër e regjistruar nga vetë kandidati.
Muzhaqi ftoi të gjithë profesionistët e cdo fushe që janë tëbindur që mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe që besojnë se mund të ndikojnë në forcimin e rendit ligjor, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhezhvillimin teknologjik, të aplikojnë te Deputeti që Duam dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.
Sondazh

Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm?
Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri. Në postin e ministrit......

Kush është Pirro Vengu, ministri i ri i Mbrojtjes?
Pirro Vengu u emërua sot nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS si ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili e ka mbajtur këtë post që në......

Kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave?
Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave. Malaj ka mbajtur deri tani detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore. Malaj është......

Rama bën ndryshime në Qeveri, emrat e ministrave të rinj
Partia Socialiste zhvilloi këtë të dielë Kongresin, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri. Ervin Mete ikën nga ministria e Financave. Në vend......

Greqia ‘mbytet’ nga turistët - Vendasit kërkojnë një kufi për numrin e vizitorëve!
Edel Strazimiri / SCAN Të armatosur me shkopinj selfie dhe telefona, turistët vërshojnë në Santorini nga kudo. Disa e përballojnë nxehtësinë e pasdites......

‘Dremitje fuqizuese’: Sa duhet të zgjasë gjumi gjatë ditës për të qenë i mirë për trupin?
Edel Strazimiri / SCAN Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primordial: në fakt midis orës 13:00 dhe 14:00 temperatura e......

Pse plazhi të lodh? 5 arsyet që kanë të bëjnë edhe me rritjen e oreksit!
Edel Strazimiri / SCAN Duket si një paradoks: të shkosh në breg të detit për t'u çlodhur dhe të jesh i lodhur në mënyrë të pashpjegueshme në mbrëmje.......

Cilat vende europiane konsumojnë më shumë ujë në shishe?
Edel Strazimiri / SCAN Nëse jeni një vizitor i rregullt në Itali, mund të keni vënë re hezitimin e dukshëm të kombeve për të pirë ujë rubineti. Ndërsa......