Greqia ‘mbytet’ nga turistët - Vendasit kërkojnë një kufi për numrin e vizitorëve!

Edel Strazimiri / SCAN
Të armatosur me shkopinj selfie dhe telefona, turistët vërshojnë në Santorini nga kudo. Disa e përballojnë nxehtësinë e pasdites për të gjetur një vend të mirë mes shtëpive të bardha dhe kishave me kube blu, ku më pas presin orë të tëra për të parë perëndimin e famshëm të ishullit grek. Ndërsa dielli bie, shumë të tjerë bashkohen me ta, duke u shtrydhur përgjatë shkëmbit ose në ballkone me kamerat gati.
Për shumë prej 20,000 banorëve të përhershëm të Santorinit, ishulli dikur idilik i fshatrave magjepsëse dhe plazheve të pacenuara është shkatërruar nga turizmi masiv.
Ndërsa protestat kundër turizmit të tepruar shpërthejnë në destinacione të tjera të njohura pushimi, duke përfshirë Venecia dhe Barcelonë, Santorini përfaqëson një nga shembujt më të shquar se si grumbullimi i vizitorëve mund të ndikojë në një vend.
Autoritetet në ishull janë bashkuar me pikat e tjera të nxehta të turizmit duke bërë thirrje për një kufi për vizitorët.
Numri në rritje i turistëve të huaj, rreth 3.4 milionë e vizituan ishullin vitin e kaluar, sipas kryebashkiakut Nikos Zorzos, po ushtrojnë presion mbi infrastrukturën e tij të vjetruar dhe po rrisin tej mase tarifat e banesave.
Zorzos thotë se ai ka nxitur autoritetet për vite që të mos lejojnë as edhe një shtrat të vetëm shtesë në ishull dhe ka propozuar një kufi në numrin e vizitorëve të anijeve turistike në 8,000 në ditë, nga rreth 17,000.
Edhe pronarët e bizneseve që përfitojnë nga turizmi janë të shqetësuar. Bumi turistik i Santorinit ka jehonë në të gjithë Greqinë. Të ardhurat kombëtare nga turizmi u rritën me 16% në pesë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat dhe viti 2024 parashikohet të tejkalojë rekordin e vitit të kaluar prej 33 milionë mbërritjeve.
Sondazh

‘Dremitje fuqizuese’: Sa duhet të zgjasë gjumi gjatë ditës për të qenë i mirë për trupin?
Edel Strazimiri / SCAN Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primordial: në fakt midis orës 13:00 dhe 14:00 temperatura e......

Pse plazhi të lodh? 5 arsyet që kanë të bëjnë edhe me rritjen e oreksit!
Edel Strazimiri / SCAN Duket si një paradoks: të shkosh në breg të detit për t'u çlodhur dhe të jesh i lodhur në mënyrë të pashpjegueshme në mbrëmje.......

Cilat vende europiane konsumojnë më shumë ujë në shishe?
Edel Strazimiri / SCAN Nëse jeni një vizitor i rregullt në Itali, mund të keni vënë re hezitimin e dukshëm të kombeve për të pirë ujë rubineti. Ndërsa......

WWF: Greqia nuk po bën sa duhet për të parandaluar zjarret!
Edel Strazimiri / SCAN Sezoni i zjarreve në Greqi fillon zyrtarisht në maj dhe përfundon në tetor por këto data po bëhen gjithnjë e më të......

Përdor restorantet për të mbajtur kontakte me realitetin - Sekretarja amerikane e thesarit kërkon të shohë përtej financave
Dorina Kurtaj /SCAN Janet Yellen ka luajtur një rol udhëheqës në politikëbërjen monetare për dekada, pasi ka shërbyer më parë si kryetare e Rezervës......

Korrupsioni në tenderët publikë - Kuvendi, KPP-së: Të rriten referimet penale, bashkëpunoni me SPAK-un
Ola Mitre / Scan Komisioni i Prokurimit Publik duhet të bashkëpunojë me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, në kuadër të rritjes së numrit të......

Taksitë pa shofer pushtojnë Wuhan - Qyteti kinez me 11 milionë banorë, i pari në botë për mjete pa shofer
Dorina Kurtaj / SCAN Wuhan në Kinën qendrore, një metropol me më shumë se 11 milionë banorë, aspiron të bëhet qyteti i parë në botë pa shofer.......

Situata me zjarret nxit qytetarët të sigurojnë pronën - AMF: Kontratat e sigurimit u rritën me 2.96% në gjysmën e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Një numër i lartë i qytetarësh kanë zgjedhur të sigurojnë pronën e tyre nga zjarri në 6 muajt e parë të këtij viti, duke zgjeruar......