Korrupsioni në tenderët publikë - Kuvendi, KPP-së: Të rriten referimet penale, bashkëpunoni me SPAK-un

Ola Mitre / Scan
Komisioni i Prokurimit Publik duhet të bashkëpunojë me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, në kuadër të rritjes së numrit të referimeve penale për çështje që lidhen me korrupsionin në fushën e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore apo operatorët ekonomikë”. Kërkesa për KPP vjen nga Kuvendi, në rezolutën për vitin 2024 që u miratua vetëm pak ditë më parë në seancë plenare.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur masat ndëshkimore që merren nga KKP në rast të konstatimit të shkeljeve kufizohen kryesisht në dhënien e rekomandimeve për gjoba ndaj punonjësve të institucioneve publike. Sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster, për vitin 2023 u konstatuan shkelje në procedurat e prokurimit publik nga ana e autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë për 30 çështje, të cilat iu referuan për hetim administrativ Agjencisë së Prokurimit Publik. Ndërkohë që, vetëm katër prej tyre iu referuan për hetim administrativ Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit.
Korrupsioni në tenderë është një nga problemet kryesore për financat publike, ndërsa u evidentua edhe në raportin vjetor të SPAK që jepte një panoramë të detajuar të veprimeve korruptive të zyrtarëve të lartë. Në raport vihej në dukje se hetimet e kryera nga SPAK kishin gjetur tendera me dokumentacion tërësisht të falsifikuar, ndërsa veprimet korruptive mund të nisnin që në momentin e çeljes së fondit nga autoriteti kontraktor. Por, pavarësisht kësaj, raporti theksonte se institucionet publike nuk denoncojnë.
Sondazh

Taksitë pa shofer pushtojnë Wuhan - Qyteti kinez me 11 milionë banorë, i pari në botë për mjete pa shofer
Dorina Kurtaj / SCAN Wuhan në Kinën qendrore, një metropol me më shumë se 11 milionë banorë, aspiron të bëhet qyteti i parë në botë pa shofer.......

Situata me zjarret nxit qytetarët të sigurojnë pronën - AMF: Kontratat e sigurimit u rritën me 2.96% në gjysmën e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Një numër i lartë i qytetarësh kanë zgjedhur të sigurojnë pronën e tyre nga zjarri në 6 muajt e parë të këtij viti, duke zgjeruar......

Shtëpitë e printuara 3D po pushtojnë tregun - Çmimi fillestar do të jetë rreth 800.000 dollarë
Dorina Kurtaj / SCAN Kur ndërtesat e printuara 3D filluan të ndërtohen për herë të parë, supozohej se ato do të ishin vetëm shtëpi të thjeshta dhe të......

Abuzuesve të mjedisit e ajrit u rritet masa e ndëshkimit - Vendimi botohet në Fletore zyrtare, gjoba deri në 2.6 milionë lekë
Diamila Leka/ Scan Janë botuar në Fletoren Zyrtare disa ndryshime në dy projektligjet “Për mbrjotjen e mjedisit” dhe “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit......

Leku ka frenuar mbiçmimin ndaj valutave kryesore. Çfarë pritet në vijim?
Dorian Koça/SCAN Pas një fillimi të këtij viti me ravansh ndaj valutave kryesore, leku duket se ka gjetur “status quo-në” në muajt e fundit. Referuar......

Inteligjenca artificiale, 4% e profesioneve në rrezik - “61% e vendeve të punës do të transformohen rrënjësisht”
Dorina Kurtaj /SCAN Pothuajse dy të tretat e vendeve të punës në Britani mund të transformohen falë inteligjencës artificiale, me vetëm një përqindje të......

Jep dorëheqjen kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla
Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Kuvendit, pas 3 vitesh që mbante këtë detyrë. Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla tha se......

BE hap zyrtarisht procedurat e deficitit kundër 8 vendeve anëtare!
Edel Strazimiri / SCAN Këshilli i BE-së hapi procedurat zyrtare të premten kundër disa shteteve anëtare që mendohet se kanë mungesa në buxhetet e......