Bota Postuar më 27 Korrik 2024, 13:50

Taksitë pa shofer pushtojnë Wuhan - Qyteti kinez me 11 milionë banorë, i pari në botë për mjete pa shofer

Nga SCAN TV
Taksitë pa shofer pushtojnë Wuhan - Qyteti kinez me 11 milionë

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Wuhan në Kinën qendrore, një metropol me më shumë se 11 milionë banorë, aspiron të bëhet qyteti i parë në botë pa shofer. Automjetet që drejtohen vetë të quajtura zakonisht 'robotaksi', janë të shumta në këtë qytet, ku një 'udhëtim' prej rreth dhjetë kilometrash kushton vetëm 50 cent.

Flota prej 500 automjetesh që operojnë në qytet është në pronësi të Apollo Go, një njësi e gjigantit të teknologjisë kineze Baidu, dhe shërben një zonë që mbulon rreth gjysmën e popullsisë së Wuhan. Tarifat bazë fillojnë nga 4 juanë - 55 cent, krahasuar me 18 juanë 2.48 dollarë për një taksi të drejtuar nga njeriu.

Kompania synon të dyfishojë flotën e saj në 1000 makina deri në fund të vitit 2024, në një qytet që ka rreth 17.000 taksi të rregullta. Dhe ndërsa sipërmarrja duket mbresëlënëse, adoptimi i shpejtë i taksive pa shofer po shqetëson fuqinë punëtore të Kinës, e cila tashmë po vuan pas vitesh kufizimesh të forta dhe pagave ‘të ndenjura’ mes pandemisë dhe krizës së pasurive të paluajtshme.

Byroja Kombëtare e Statistikave raportoi se produkti i brendshëm bruto i vendit u rrit me vetëm 4.7% në muajt prill-qershor, një normë rritjeje shumë më e ngadaltë sesa pritej prej 5.1%. "Ndërsa ekonomia kineze po lufton, njerëzit ‘ ndoshta kanë më shumë frikë se mos humbasin vendet e tyre të punës.

Ka pasur edhe ankesa nga banorët e Wuhan për bllokimin e trafikut, pasi makinat pa shofer nuk reagojnë ndaj semaforëve. Në fillim të këtij muaji, një robot taksi kaloi në semafor të kuq dhe u përplas me një këmbësor.

Taksitë vetëdrejtuese aktualisht po operojnë në një shkallë relativisht të vogël në shumë qytete të botës, kryesisht në SHBA dhe Kinë, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe po mirëpresin gjithashtu kompanitë që testojnë automjetet pa shofer. Disa kompani amerikane, duke përfshirë Waymo, një degë e Google Alphabet mëmë, po zhvillojnë shërbime vetë-drejtimi dhe udhëtimi, por kohët e fundit janë përballur me pengesa.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat