Shqipëria Postuar më 26 Korrik 2024, 14:30

Ndërtuesit, autoriteteve: Po na penalizoni të punojmë - Shoqata: Ditën ndalohet qarkullimi betoniereve, natën policia ndërpret punimet

Nga SCAN TV
Ndërtuesit, autoriteteve: Po na penalizoni të punojmë - Shoqata:

Diamila Leka/ Scan

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngre shqetësimin në lidhje me penalizimet dhe bllokimin e veprimtarisë së kompanive që ushtrojnë aktivitet të ligjshëm në fushën e ndërtimit.

Përmes një letre të dërguar ministrit të Brendshëm e deri te drejtori i Policisë së Shtetit, shoqata shprehet se edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bëra, nga Bashkia Tiranë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të ndërtimit gjatë ditës.

Si rezultat i këtij ndalimi, shoqëritë punojnë natën. Por edhe ky veprim sjell pengesë duke sjellë përplasje mes Policisë së Rendit dhe punonjësve. Pasi sipas tyre, policia e rendit paraqitet në objektet ku punohet dhe ndalon makineritë që të vijojnë process normal duke sjellë një bllokim të punës në tërësi.

Duke cituar rastet, shoqata e Ndërtuesve thekson se ndalimi i punimeve në një process të nisur betonimi ka shkaktuar një dëm prej 50 mijë eurosh, ndërsa ndalimi i betoniereve dhe bllokimi i tyre ka shkaktuar një tjetër dëm prej 10 mijë eurosh.

Në kërkesën e saj, shoqata e Ndërtuesve kërkon një bashkëpunim mes ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë Tiranë, si dhe bashkisë Tiranë që të hartojnë një plan veprimesh të qartë dhe pa hapësira e keqinterpretime.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat