Nga cilat vende erdhën 1.2 mln shtetas të huaj në qershor? - INSTAT: Kosova, Italia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të ruajnë kryesimin

Ledina Elezi/SCAN
Rreth 1.2 milionë është numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit qershor, numër që është rritur me 23,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Po cila është origjina e këtyre shtetasve?
Shtetasit nga Kosova qëndrojnë në krye të listës me 485 mijë hyrje vetëm në muajin qershor. Ky është numri më i madh i hyrjeve që është regjistruar deri më tani nga shqiptarët e Kosovës, duke shënuar kështu edhe një shifër rekord prej 1.7 milionë hyrjesh në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Nga ana tjetër, italianët nuk kanë zhgënjyer sërish. Rreth 115 mijë italianë kanë vizituar Shqipërinë gjatë qershorit, mbi 65 mijë më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë, në vend të tretë janë të pozicionuar shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me konkretisht 81 mijë hyrje në total.
Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, në 4.5 milionë hyrje që janë regjistruar për gjysmën e parë të vitit, thuajse 99% e tyre kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar pushimet ose për të kryer vizita te të afërmit. Ndërkohë që një rritje me 58.7% ka pasur edhe udhëtimi për arsye biznesi dhe profesionale.
Sa i takon shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit, në 6 muajt e parë të vitit 2024 raportohen mbi 3.6 milionë dalje të shtetasve shqiptarë. Shifrat tregojnë një rritje me 11.5% të shqiptarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë shtetit në muajin qershor dhe t'i kalojnë pushimet në Turqi ose Greqi, dy prej destinacioneve më të preferuara momentalisht për shqiptarët. Në një kohë kur çmimet në jugun e Shqipërisë kanë kapur majat, shumë shtetas shqiptarë e shikojnë më të leverdisshme që t'i kalojnë pushimet verore në një prej destinacioneve të huaja.

Sa u kushtoi qytetarëve blerja e mallrave të akcizës? - Brace: Në 11 vite, rreth 55 mln euro të paguara vetëm për markimin e karburanteve
Ledina Elezi/SCAN Rreth 4 milionë euro në vit u ka kushtuar qytetarëve blerja e produkteve të akcizës me pulla fiskale dhe 5 milionë euro për markimin e......

Cilat janë efektet e kontrollit fizik të mjeteve me “Easy Check”? - Toska: Me këtë shërbim do minimizohet trafiku dhe aksidentet gjatë transportit
Diamila Leka/ SCAN “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka një lehtësi e cila quhet “Easy Check”, që do të thotë kontrolli fizik i......

Treni Tiranë-Durrës, 193 mln lekë për shpronësimet - Publikohet lista me 74 pasuri të paluajtshme. Përfundimi i procesit do i hapë rrugë punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 193 mln lekë është vlera totale paraprake e shpronësimit për pronat që preken nga projekti hekurudhor Tiranë – Durrës –......

136.2 mln euro grant për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Firmoset marrëveshja, punimet për rehabilitimin e linjës do të nisin në vitin 2025
Ola Mitre/SCAN 136.2 mln euro është vlera e grantit të dhënë nga Bashkimi Evropian për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Marrëveshja u......

Mallrat e akcizës, rekord në 6 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Dorian Koça/SCAN Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka regjistruar rekorde në periudhën janar-qershor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare......

Granti i BE për Vorë-Hani i Hotit, Mete nënshkruan marrëveshjen: Granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga BE për një projekt investimi!
E . S / SCAN Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në......

Harta e re e eksporteve/ Italia krijon “varësi” ndaj produkteve shqiptare, Ukraina në “top 5”
Armela Duka/SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë në lidhje me ecurinë e eksporteve në vendin tonë, këtë herë është ndalur në hartën e eksporteve për......

Ekonomia e SHBA shënon rritje prej 2.8% - Një ritëm më i lartë se sa pritshmëritë
Dorina Kurtaj / SCAN Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte dukshëm më i fortë se sa pritej gjatë tremujorit të dytë, i nxitur nga një konsum i......