Granti i BE për Vorë-Hani i Hotit, Mete nënshkruan marrëveshjen: Granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga BE për një projekt investimi!

E . S / SCAN
Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në Shtëpinë e Europës, në Tiranë, nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.
Fondet sigurohen nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe përfaqësojnë grantin më të madh të BE-së që i është dhënë Shqipërisë deri më sot. Projekti investues, me vlerë 373 milionë Euro në total, është bashkëfinancuar me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) (100 milionë Euro) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) (99 milionë Euro), që është institucioni kryesor financues në projekt.
Me nënshkrimin e marrëveshjeve të huasë në fillim të vitit, nënshkrimi i grantit të BE-së përmbyll strukturën financiare të projektit dhe shënon fillimin e zbatimit të tij. Investimi do t'u mundësojë Hekurudhave Shqiptare të elektrizojnë më shumë se 120 km binarë dhe të rinovojnë 12 stacione treni, përfshirë sisteme të reja sinjalizimi, si dhe përmirësime të sigurisë. Kjo do të mundësojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta me shpejtësi funksionimi deri në 100 km/h.
“Ky është granti më i lartë nga BE për Shqipërinë për projekte investimi. Plani i ri i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga i cili Shqipëria pritet të përfitojë mbi 900 milionë Euro do të krijojë mundësi për financime të tjera në formën e granteve apo kredive të buta. Synimi është progresi i reformave dhe përshpejtimi i investimeve. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që këtë angazhim të ri të përbashkët, ta realizojmë me sukses brenda afateve ambicioze. Bashkëpunimi i shkëlqyer deri më sot na bën optimistë që kjo mundësi e re të bëhet realitet siç është dhe projekti që po firmosim sot”, u shpreh Mete.
Ky investim është pjesë e strategjisë së BE-së për ta shtrirë Rrjetin Trans-Europian të Transportit të BE-së - TEN-T - në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është lidhja hekurudhore ndërkombëtare e Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Linja e re do të përmirësojë qasjen në treg dhe do të rrisë ndjeshëm trafikun ndërkombëtar të mallrave e pasagjerëve drejt porteve, terminaleve, kryeqyteteve dhe aeroporteve me hekurudhë.
Ambasadori Silvio Gonzato tha se: “Lidhja e njerëzve është në thelb të idesë evropiane. Investimi më i madh i BE-së në Shqipëri deri më sot do të rilidhë shqiptarët brenda pjesës tjetër të rajonit dhe Europës me tren. Linja hekurudhore e rinovuar do të nxisë udhëtimet brenda vendit, turizmin ndërkombëtar, si dhe do të mbështesë zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të Shqipërisë. Ajo do të reduktojë ndikimin mjedisor të transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, falë elektrifikimit të linjës së re. Projekti mbështet tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë, duke e bërë hekurudhën një mënyrë transporti më efikase dhe më miqësore ndaj klimës.”
BERZH, si institucioni financiar kryesor ndërkombëtar në projekt, mbështet projekte që nxisin lidhjen rajonale dhe e sjellin Ballkanin Perëndimor më pranë BE-së.
“Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Bashkimin Evropian për të përmirësuar rrjetin hekurudhor në Shqipëri. Ky projekt është një dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të nxitur lidhje më të forta rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe për ta sjellë atë më pranë BE-së. Duke investuar në infrastrukturën e gjelbër, ne po i hapim rrugën rritjes ekonomike dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme”, tha Ekatarina Solovova.
Sondazh

Harta e re e eksporteve/ Italia krijon “varësi” ndaj produkteve shqiptare, Ukraina në “top 5”
Armela Duka/SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë në lidhje me ecurinë e eksporteve në vendin tonë, këtë herë është ndalur në hartën e eksporteve për......

Ekonomia e SHBA shënon rritje prej 2.8% - Një ritëm më i lartë se sa pritshmëritë
Dorina Kurtaj / SCAN Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte dukshëm më i fortë se sa pritej gjatë tremujorit të dytë, i nxitur nga një konsum i......

OpenAI prezanton motorin e ri të kërkimit - “SearchGPT” shkakton rënien e aksioneve të “Alphabet”
Dorina Kurtaj / SCAN OpenAI prezantoi një prototip të motorit të saj të kërkimit, të quajtur SearchGPT, i cili synon t'u japë përdoruesve përgjigje të......

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale - Irlandë, qendrat e të dhënave konsumojnë më shumë energji se banesat
Dorina Kurtaj /SCAN Ishte vetëm cështje kohe dhe ajo kohë ka ardhur. Viti 2023 ishte viti në të cilin për herë të parë në histori konsumi i energjisë......

Gjermani, industria e ndërtimit është në krizë - Lejet e reja vazhdojnë të jenë në rënie të lirë
Dorina Kurtaj / SCAN Lejet e ndërtimit në Gjermani vazhdojnë vetëm në një drejtim: poshtë. Deklarata u bë nga Shoqata Qendrore të Industrisë Gjermane të......

OKB, apel global për veprim ndaj nxehtësisë ekstreme - “Qeveritë të reduktojnë urgjentisht emetimet e karburanteve fosile”
Dorina Kurtaj / SCAN Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve që të përballen me urgjencën e nxehtësisë ekstreme, të nxitur......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Mete: Markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë!
E . S / SCAN Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave......