OpenAI prezanton motorin e ri të kërkimit - “SearchGPT” shkakton rënien e aksioneve të “Alphabet”

Dorina Kurtaj / SCAN
OpenAI prezantoi një prototip të motorit të saj të kërkimit, të quajtur SearchGPT, i cili synon t'u japë përdoruesve përgjigje të shpejta dhe në kohë me burime të qarta dhe të rëndësishme.
Kompania tha se përfundimisht planifikon të integrojë mjetin, i cili aktualisht po testohet me një grup të vogël përdoruesish, në chatbotin e saj ChatGPT.
Përhapja mund të ketë implikime për Google dhe motorin e tij dominues të kërkimit. Që nga fillimi i përdorimit të ChatGPT në nëntor 2022, investitorët e Alphabet kanë qenë të shqetësuar se OpenAI mund të marrë pjesën e tregut nga Google në kërkim duke u dhënë konsumatorëve mënyra të reja për të kërkuar informacion në internet.
Me këtë prototip, OpenAI po teston ujërat për të bërë pikërisht këtë, duke u premtuar përdoruesve mundësinë për të kërkuar në një mënyrë më të natyrshme, intuitive dhe për të bërë pyetje pasuese ashtu siç do të veprohej në një bisedë normale.
Në maj, Google lançoi AI Overview, të cilin CEO Sundar Pichai e quajti ndryshimin më të madh në kërkim në 25 vjet, për një audiencë të kufizuar, duke i lejuar përdoruesit të shohin një përmbledhje të përgjigjeve për pyetjet në krye të Google Search.
Megjithëse Google kishte punuar për këtë projekt për më shumë se një vit, kritikat publike u rritën pasi përdoruesit vunë re shpejt se pyetjet kthenin rezultate të pakuptimta ose të pasakta.
Prezantimi i SearchGPT pason atë të OpenAI për modelin e ri të IA, “GPT-4o mini”. Modeli i ri është një degë e GPT-4o, modeli më i shpejtë dhe më i fuqishëm i startup-it deri më sot, të cilin e lançoi në maj.
OpenAI, i mbështetur nga Microsoft, është vlerësuar në më shumë se 80 miliardë dollarë nga investitorët. Kompania, e themeluar në vitin 2015, është nën presion për të qëndruar në krye të tregut gjenerues të IA ndërsa gjen mënyra për të fituar para pasi shpenzon shuma masive në infrastrukturë për të ndërtuar dhe trajnuar modelet e saj.
Sondazh

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale - Irlandë, qendrat e të dhënave konsumojnë më shumë energji se banesat
Dorina Kurtaj /SCAN Ishte vetëm cështje kohe dhe ajo kohë ka ardhur. Viti 2023 ishte viti në të cilin për herë të parë në histori konsumi i energjisë......

Gjermani, industria e ndërtimit është në krizë - Lejet e reja vazhdojnë të jenë në rënie të lirë
Dorina Kurtaj / SCAN Lejet e ndërtimit në Gjermani vazhdojnë vetëm në një drejtim: poshtë. Deklarata u bë nga Shoqata Qendrore të Industrisë Gjermane të......

OKB, apel global për veprim ndaj nxehtësisë ekstreme - “Qeveritë të reduktojnë urgjentisht emetimet e karburanteve fosile”
Dorina Kurtaj / SCAN Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve që të përballen me urgjencën e nxehtësisë ekstreme, të nxitur......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Mete: Markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë!
E . S / SCAN Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave......

Bergamo “pushtohet” nga Rinasi! - Regjistron fluksin më të lartë të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/SCAN Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të......

Qershori “sfidon” prirjet pozitive të sezonit turistik - Ngadalësohet rritja e hyrjeve nga të huajt!
Armela Duka/SCAN Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor kanë treguar një ngadalësim në ritmet e rritjes në krahasim me muajt e mëparshëm.......

Si do të certifikohen operatorët turistik detar? - Projektligji, në Kuvend. Së pari, duhet të licencohen sipas ndryshimeve në ligj
Diamila Leka/ Scan Projektligji “Për disa ndryshime “Për turizmin Detar”, ka mbërritur në Kuvend ndërsa përcakton se operatorët turistikë të cilët kërkojnë......