Qershori “sfidon” prirjet pozitive të sezonit turistik - Ngadalësohet rritja e hyrjeve nga të huajt!

Armela Duka/SCAN
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor kanë treguar një ngadalësim në ritmet e rritjes në krahasim me muajt e mëparshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit qershor 2024, vendi ynë ka mirëpritur 1,921,208 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 21.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nëse analizojmë shtetasit sipas origjinës, themi se janë 676, 241 shtetas shqiptarë dhe afro 1.24 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit të gjashtë të vitit. Rikujtojmë se një muaj më parë, në maj, hyrjet e të huajve u rritën me 38%, ndërkohë në shkurt me 55%, muaj ky që ka shënuar edhe rekordin e këtij viti.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ishte fluksi i të huajve në shqipëri përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Shifrat flasin për 8.09 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës janar- qershor 2024. Nga këto afro 3.5 milionë ishin shqiptarë dhe 4.5 milionë të huaj Në të kundërt, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dolën nga territori shqiptar 8.2 milionë shtetas ose 28.9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Nga ana tjetër, nëse analizojmë shifrat e hyrjeve të shtetasve të huaj sipas rajonit rezulton se në qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.1 mln shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41,900 dhe 11,100 shtetas.
Arsyet kryesore që tërheqin të huajt në Shqipëri janë biznesi dhe qëllimet profesionale, me një rritje të konsiderueshme prej 57.2%. Gjithashtu, pushimet, vizitat tek të afërmit dhe arsyet personale janë faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në fluksin e turistëve.
Sondazh

Si do të certifikohen operatorët turistik detar? - Projektligji, në Kuvend. Së pari, duhet të licencohen sipas ndryshimeve në ligj
Diamila Leka/ Scan Projektligji “Për disa ndryshime “Për turizmin Detar”, ka mbërritur në Kuvend ndërsa përcakton se operatorët turistikë të cilët kërkojnë......

Ky vend ka numrin më të lartë të mini marketeve për frymë! Çfarë i bën këto dyqane kaq të veçanta?
Edel Strazimiri / SCAN Koreja e Jugut është bërë mbreti global i dyqaneve me produkte ushqimore dhe jo vetëm, si në internet ashtu edhe jashtë tij. Deri në......

Balluku takim me homologun italian Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport!
E . S / SCAN Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian......

Nis ndarja e fondeve për subvencionet në bujqësi - Financim në masën 100% për grupimet e fermerëve dhe blegtorëve
Ada Hazizolli/SCAN Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të......

Zgjerimi i aktivitetit minerar - Hapet procedura konkurruese për 3 zona, fokusi te guri gëlqeror dhe ai dekorativ
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për 3 leje të reja minerare. Sipas......

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve - Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?
Diamila Leka/ Scan Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo......

A është dushi i ftohtë i mirë për shëndetin? Ja çfarë thotë shkenca!
Edel Strazimiri / SCAN Ju mund të keni parë njerëz që kërcejnë në ujëra e dete të acarta ose banja elegante me akull, duke pretenduar se këto janë të mira......

OKB paralajmëron: Jemi shumë larg objektivit për të zhdukur urinë deri në vitin 2030!
Edel Strazimiri / SCAN Komuniteti ndërkombëtar është larg objektivit të tij për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Organizatës së......