Nis ndarja e fondeve për subvencionet në bujqësi - Financim në masën 100% për grupimet e fermerëve dhe blegtorëve

Ada Hazizolli/SCAN
Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të aplikuara për vitin 2024.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj ka vënë në dukje se përparësi në ndarjen e fondeve do të kenë grupimet e fermerëve dhe blegtorëve, të cilët janë financuar në masën 100 për qind.
“Prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit.
Do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota”, shkruan Denaj, ku vë në dukje po ashtu angazhimin për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, por pa dhënë më tepër detaje, se kur parashikohet që të jetë gati paketa e dytë për të cilën u premtua se do të miratohej në muajin qershor.
Këtë vit fondi për skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi ishte rreth 33 milionë dollarë, ndërsa numri i aplikimeve arriti në më shumë se 71 mijë.
Kjo bëri që një pjesë prej tyre të mbeteshin jashtë skemave. Këto familje të përjashtuara në fazën e parë, do të kenë mundësi që të përfitojnë përmes paketës së dytë, që me gjasë do të miratohet brenda 6-mujorit të dytë të këtij viti.
Sondazh

Zgjerimi i aktivitetit minerar - Hapet procedura konkurruese për 3 zona, fokusi te guri gëlqeror dhe ai dekorativ
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për 3 leje të reja minerare. Sipas......

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve - Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?
Diamila Leka/ Scan Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo......

A është dushi i ftohtë i mirë për shëndetin? Ja çfarë thotë shkenca!
Edel Strazimiri / SCAN Ju mund të keni parë njerëz që kërcejnë në ujëra e dete të acarta ose banja elegante me akull, duke pretenduar se këto janë të mira......

OKB paralajmëron: Jemi shumë larg objektivit për të zhdukur urinë deri në vitin 2030!
Edel Strazimiri / SCAN Komuniteti ndërkombëtar është larg objektivit të tij për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Organizatës së......

Italia, gati planin e “Korridorit të hidrogjenit” - Projekti për transportin nga Mesdheu Jugor deri në Europën Veriore
Dorina Kurtaj /SCAN Italia do të organizojë një takim në vjeshtë për të paraqitur një rrjet për transportin e hidrogjenit nga Mesdheu jugor në Europën......

Parisi ul me 41% çmimet e hoteleve - Në pritje të turistëve për Lojërat Olimpike
Dorina Kurtaj / SCAN Çmimet e hoteleve në Paris në kuadër të Lojërave Olimpike kanë rënë pothuajse në gjysmën e normës së tyre maksimale, me hotelierët që......

“Hijet” e gjeopolitikës mbi tregjet ndërkombëtare - Perspektiva e një Europe gjithnjë e më të ndarë
Dorina Kurtaj /SCAN Politika ka përmbysur kursin e tregjeve ndërkombëtare. Investitorët përballen me perspektivën e një Europe gjithnjë e më të ndarë, një......

Rritje page për administratorin e financave të mbretit Charles - Me 1.9 milionë paund pas performacës pozitive të të ardhurave
Dorina Kurtaj /SCAN Kompania e menaxhimit të pronave të mbretit Charles i ka dhënë administratorit të financave një rritje page prej gati 20%, pasi......