Europa Postuar më 25 Korrik 2024, 12:55

“Hijet” e gjeopolitikës mbi tregjet ndërkombëtare - Perspektiva e një Europe gjithnjë e më të ndarë

Nga SCAN TV
“Hijet” e gjeopolitikës mbi tregjet ndërkombëtare -

Dorina Kurtaj /SCAN

Politika ka përmbysur kursin e tregjeve ndërkombëtare. Investitorët përballen me perspektivën e një Europe gjithnjë e më të ndarë, një Amerikë më të izoluar dhe një ngadalësim të tregtisë globale. Faktorët gjeopolitikë janë në krye të listës së rrezikut të menaxherëve të obligacioneve qeveritare dhe pas një rritjeje të fortë fondet po largohen nga pikat e mundshme të ndezjes, siç është tregu i aksioneve të Tajvanit.

Kjo konsiderohet si një strehë e sigurt dhe ka shënuar një maksimum të të gjitha kohërave javën e kaluar. Pothuajse gjysma e botës po voton këtë vit dhe rezultatet e deritanishme tregojnë një ndryshim. Tajvani zgjodhi një president të urryer në Pekin, votuesit u kthyen në të djathtë në Francë dhe në Britani e majta fitoi shumicën e saj më të madhe në 30 vjet. Në vetëm tetë ditë, fushata zgjedhore në SHBA ka pësuar një tronditje të madhe. Kandidati kryesor Donald Trump u godit nga një plumb dhe demokrati Joe Biden është larguar nga gara me më pak se katër muaj para zgjedhjeve.

Pasojat po ndihen dukshëm në çmime, pasi tregjet po fokusohen menjëherë në dy elementë të mundshëm që mund të forcohen në rast të fitores së Trump, domethënë inflacioni dhe kufizimet në eksportet e gjysmëpërçuesve, veçanërisht në Tajvan.

Ari u rrit në nivele rekord pas tentativës për vrasjen e Trump. Ndërkohë që analistët theksojnë se të gjitha politikat e Trumpit ka të ngjarë të jenë inflacioniste – qofshin ato ulje të taksave, imigrim apo rimbështetje të dollarit, kështu që dollari ka të ngjarë të zhvlerësohet kundrejt arit.

Normat e larta të interesit kanë filluar të bëjnë dëmin e tyre dhe rritja e Kinës po ngadalësohet. Luftërat po zhvillohen në Lindjen e Mesme dhe në kufijtë e Europës. Së fundi, aksionet e grupeve franceze janë duke mbetur prapa kompanive të tjera europiane dhe obligacionet e qeverisë gjermane janë goditur rëndë nga shqetësimet se qeveria e vendit do të tregojë skepticizëm në lidhje me BE-në.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Korrik

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.9 lekë. Sipas kursit të këmbimit lokal Monedha europiane blihet sot me 99.9 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat