Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh!

Me miratimin e vendimit të ERE-s, OSHEE Group SH.A. ka punuar intensivisht për zbatimin e Vendimit Nr. 72, datë 15.4.2024, “Për sistemin e ri të faturimit për subjektet që ushtrojnë veprimtarinë “Furra buke dhe/ose prodhim mielli”.
Gjatë muajve qershor dhe korrik, OSHEE Group SH.A. ka trajtuar pjesën më të madhe të subjekteve të identifikuara në sistemin e faturimit për aktivitetin “furra buke”, megjithë kompleksitetin e këtij procesi dhe punës së vështirë në terren.
OSHEE Group po punon në bashkëpunim me “Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave” dhe çdo hap i ndërmarrë është konsultuar me palët e interest, të përfaqësuara nga shoqata.
Në takimin e javës së fundit të muajit korrik, OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave” u koordinuan për ecurinë e procesit dhe hapat e domosdoshëm në përmbylljen me sukses dhe kalimin e të gjitha subjekteve në tarifat e reja të miratuara.
Sipas vendimit, tarifat e reja të konsumit të energjisë elektrike janë:
- Aktivitete Furrë buke: 7.6 lekë/kWh
- Aktivitete Furrë buke – pastiçeri: 9.5 lekë/kWh
- Aktivitete Furrë buke – pastiçeri – bar kafe: 12 lekë/kWh
OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave” iu rikujtojnë subjekteve të interesuara të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t'u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar.
Subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kWh, duhet të aplikojnë pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës (kod K11 për të gjitha kontratat që lidhen me të njëjtin ambient), në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme në shqyrtimin sa më të shpejtë të kërkesës dhe vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së miratuar nga ERE.
OSHEE Group garanton zbatimin e strukturës së re të tarifave në mënyrë të drejtë dhe të rregullt dhe kërkon bashkëpunimin e subjekteve për rregullimin e tregut, çka do të sjellë përfitime konkrete për shumicën e tyre.

Qytetet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë për turistët!
Edel Strazimiri /SCAN Singapori është qyteti më i sigurt në botë për turistët, sipas një studimi të ri nga Forbes Advisor. Studimi, i cili analizoi faktorë......

Si kanë performuar bankat europiane në gjysmën e parë të vitit?!
Edel Strazimiri / SCAN Ndërsa Deutsche Bank nuk pati shumë fitime për gjysmën e parë të 2024, banka të tjera të mëdha si BNP Paribas dhe Santander postuan......

Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike - KESH, tenderë për blerje energjie. Fatura për vitin 2024 shkon në 15.4 mln euro
Ola Mitre / SCAN Konsumi i energjisë elektrike ka pësuar rritje, si pasojë e temperaturave të larta gjatë javëve të fundit teksa Korporata......

Prodhimi i armëve, me Partneritet Publik Privat - Tola: Ky model është më i kontrollueshëm. Fitimet e parashikuara
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin patrlamentar të Ekonomisë u diskutua projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e......

Policia italiane sekuestron 121 milionë euro aksione të Amazon me akuzën për mashtrim tatimor!
Edel Strazimiri / SCAN Policia financiare italiane ka sekuestruar 121 milionë euro nga një njësi Amazon me bazë në Milano, pasi gjigandi i tregtisë......

Parandalimi i pastrimit të parave, miratohet strategjia e re - Balluku: Të realizohen planet e veprimit, që vlerësimi i MONEYVAL të ruajë trendin pozitiv
Ola Mitre /SCAN Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ka miratuar “Strategjinë kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe......

Nga cilat shtete e importon Shqipëria mishin? - Prodhuesit më të mëdhenj botërorë, furnizuesit kryesorë
Armela Duka/SCAN Mishi dhe nënproduktet e tij janë ndër produktet bazë të shportës së konsumatorit, por meqënëse Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e......

“Të hiqet akciza e gazit për industrinë prodhuese” - Nisma ligjore e deputetit të PS: Do ulte kostot për produktet vendase
Ada Hazizolli/SCAN Prej janarit të këtij viti, nuk aplikohet më rimbursim për akcizën e gazit të lëngshëm, që përdoret nga industria prodhuese, ndërsa në......