Vapa rrit konsumin e energjisë elektrike - KESH, tenderë për blerje energjie. Fatura për vitin 2024 shkon në 15.4 mln euro

Ola Mitre / SCAN
Konsumi i energjisë elektrike ka pësuar rritje, si pasojë e temperaturave të larta gjatë javëve të fundit teksa Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka realizuar disa procedura blerjeje energjie, për plotësimin e nevojave konsumatore.
Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN gjatë muajit korrik janë realizuar 7 tenderë, teksa në total janë shpenzuar gati 3.4 mln euro. Çmimi mesatar, me të cilin është siguruar energjia varion nga 100 – 123 euro/mWh, teksa sasitë e blera gjatë procedurave të realizuara nuk kanë qenë shumë të mëdha. Ndërkaq, këto shpenzime i shtohen atyre të realizura më herët, duke bërë që deri më tani fatura të shkojë në 15.4 mln euro.
Viti 2024 mund të kosniderohet i mirë nga pikëpamja hidrike, pasi prodhimi në Kaskadën e lumit Drin arriti të plotësojnte nevojat konsumatore deri në mesin e muajit qershor, kur nisën eksportet e para.
Në gjysmën e parë të vitit situata hidrike favorizoi aktivitetin tregtar të KESH, që zhvilloi 2 tenderë për shitje energjie si dhe një sërë procedurash optimizimi. Një procedurë optimizimi është realizuar edhe gjatë muajit korrik, përmes të cilës Korporata gjeneroi 77200 euro.
Realizimi i procedurave të shit - blerjes së energjisë synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes. Kjo pasi, e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare. Në total, së bashku me procedurën e fundit të optimizimit, KESH ka gjeneruar gjatë këtij viti rreth 6.3 mln euro të ardhura nga aktiviteti tregtar.
Sondazh

Prodhimi i armëve, me Partneritet Publik Privat - Tola: Ky model është më i kontrollueshëm. Fitimet e parashikuara
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin patrlamentar të Ekonomisë u diskutua projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e......

Policia italiane sekuestron 121 milionë euro aksione të Amazon me akuzën për mashtrim tatimor!
Edel Strazimiri / SCAN Policia financiare italiane ka sekuestruar 121 milionë euro nga një njësi Amazon me bazë në Milano, pasi gjigandi i tregtisë......

Parandalimi i pastrimit të parave, miratohet strategjia e re - Balluku: Të realizohen planet e veprimit, që vlerësimi i MONEYVAL të ruajë trendin pozitiv
Ola Mitre /SCAN Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ka miratuar “Strategjinë kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe......

Nga cilat shtete e importon Shqipëria mishin? - Prodhuesit më të mëdhenj botërorë, furnizuesit kryesorë
Armela Duka/SCAN Mishi dhe nënproduktet e tij janë ndër produktet bazë të shportës së konsumatorit, por meqënëse Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e......

“Të hiqet akciza e gazit për industrinë prodhuese” - Nisma ligjore e deputetit të PS: Do ulte kostot për produktet vendase
Ada Hazizolli/SCAN Prej janarit të këtij viti, nuk aplikohet më rimbursim për akcizën e gazit të lëngshëm, që përdoret nga industria prodhuese, ndërsa në......

Shtohen 50 medikamente në listën e rimbursimit - Koçiu: 1500 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë fishat e diabetit falas
Diamila Leka/ Scan Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se në mbledhjen Këshillit të Ministrave u miratua lista e re e......

Lojërat olimpike dhe shpërblimet për kampionët - Apartamente dhe lopë! Si dhe çfarë paguajnë vendet për fituesit
Dorina Kurtaj / SCAN Asgjë nuk vlen më shumë se sa një medalje ari në lojërat olimpike. Ose më saktë varet nga vendi që përfaqëson. Nëse lavdia është e......

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë. Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të......