Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2024, 12:54

Prodhimi i armëve, me Partneritet Publik Privat - Tola: Ky model është më i kontrollueshëm. Fitimet e parashikuara

Nga SCAN TV
Prodhimi i armëve, me Partneritet Publik Privat - Tola: Ky model

Diamila Leka/ Scan

Në Komisionin patrlamentar të Ekonomisë u diskutua projektligji “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”. Gjatë fjalës së saj deputetja e opozitës Jorida Tabaku u ndal në aspektin ekonomik të projektligjit duke nisur nga kostot e investimit dhe kthimin e fitimit vjetor të kompanisë.

“Sipas përllogaritjeve tuaja sa do jetë fitimi vjetor i kësaj kompanie? A ka ekonomi shkalle? A ka plan biznesi? Sa është kthimi nga investimi? Në projektligj është përcaktuar që KAYO do jetë një kompani sh.a dhe me një buxhet 3 mln USD që nuk duket se del për të financuar sa çduhet gjithë sa kërkon. Por gjithsesi fakti që është sh.a dmth që dikush tjetër mund të kërkojë blerjen e aksioneve. Sipas përllogaritjeve tuaja sa do jetë fitimi vjetor i kësaj kompanie? A ka ekonomi shkalle? A ka plan biznesi? Sa është kthimi nga investimi? Në projektligj është përcaktuar që KAYO do jetë një kompani sh.a dhe me një buxhet 3 mln USD që nuk duket se del për të financuar sa çduhet gjithë sa kërkon. Por gjithsesi fakti që është sh.a dmth që dikush tjetër mund të kërkojë blerjen e aksioneve.”

Zëvendësministri Dorian Tola theksoi se janë shqyrtuar tre modele për të parë se si do të nisim këtë industri, por më i përshtatshmi është me Partneritet Publik Privat.

“Kemi bërë një diskutim të gjerë për të parë se si mund ta rifillojmë këtë industri dhe tre modelet janë logjike. Modeli i parë ishte shtet me shtet, 100% model shtetëror. Mund të ishte shtet me një shtet tjetër. Modeli tjetër është komplet privat. Dhe ai që është më i përshtatshëm është Partneritet Publik Privat. Është më i kontrollueshëm.

Ndërkohë, i pyetur nga deputeti socialist Erion Braçe, në lidhje me sigurinë, duke kujtuar Gërdecin, zëvendësministri Tola u shpreh se siguria do të jetë në bazë të kritereve strikte të Natos.

“Nga ana tjetër përsa i përket sigurisë, prioriteti ynë është që këto zona do të kenë garancinë e sigurisë duke u mbështetur në disa konsulta të vazhdueshme sipas rregullave strikte të NATO-s dhe në strategjinë e sigurisë kombëtare.”

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat