Lojërat olimpike dhe shpërblimet për kampionët - Apartamente dhe lopë! Si dhe çfarë paguajnë vendet për fituesit

Dorina Kurtaj / SCAN
Asgjë nuk vlen më shumë se sa një medalje ari në lojërat olimpike. Ose më saktë varet nga vendi që përfaqëson. Nëse lavdia është e njëjtë për të gjithë, cmimet për fituesit ndryshojnë nga vendi në vend.
Janë komitetet olimpike vendore, ose vetë qeveritë që caktojnë shpërblimet për atletët në podium e ndonjëherë dhe për ata që thjesht marrin pjesë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para: Polonia jep apartamente dhe Indonezia jep lopë.
Në Paris 2024, Italia shpërblen medaljen e artë me 180 mijë euro, 90 mijë për të argjendtën dhe 45 mijë për atë të bronxit. Në lojëtar olimpike të Japonisë Italia fitoi 40 medalje për një total prej 2.43 milion eurosh që komiteti olimpik pagoi për heronjtë vendas.
Shtetet e Bashkuara në lojërat olimpike Tokio 2020 morën 113 medalje nga të cilat 39 ari duke dhënë 12 milion euro për fituesit. Por amerikanët paguajnë më pak për medaljet e tyre: 35 mijë euro për medaljen e arit, 21 mijë euro për të argjendit dhe 14 mijë euro për bronxin.
Por shifra rekord jepen nga vende që kanë atletë me misione gati të pamundura: Arabia Saudite i dha fituesit së medaljes së argjendtë për karate 1.2 milion euro. Ndërsa medalja e arit për atletët nga Hong Kong në Paris do të vlejë 700 mijë euro.
Singapori falë sponsorizimit të entit kombëtar të llotarisë ofron 650 mijë euro për medaljet e arit, 325 mijë euro për argjendin dhe 162 mijë për bronxin. Ndërsa 1.4 deri në 1.8 milion euro shkojnë për fitoret e skuadrave në varësi disiplinave. Deri tani vetëm një notar nga Singapori ka arritur të rrëmbejë medalje në lojërat e Rio 2016.
Tajvani përfshin qeverinë për të shpërblyer medaljen e arit me 550 mijë euro dhe me një pagë mujore për të gjithë jetën prej 3700 eurosh. Në disa raste atletët marrin shpërblime si nga qeveritë njësoj dhe nga organizatat sportive kombëtare. Qeveria indiane i ofron medaljeve të arit rreth 83 mijë euro, ndërsa shoqata olimpike indiane i jep dhe 110 mijë euro të tjera.
Por ka dhe nga ata që nuk parashikojnë asnjë shpërblim: Britania e Madhe, Suedia dhe Norvegjia. Por ka dhe shpërblime modeste si në rastin e Indonezisë ku atletët që fituan medalje në lojërat e Tokios morën 5 lopë, një restorant dhe një shtëpi të re. Si dhe 320 mijë euro cash. Ministria e kulturës dhe e sportit në Kazakistan shpërblejnë me apartamente të mëdhenj në varësi të medaljes: një medalje ari vlen sa një apartament me tre dhoma gjumi, me dy dhoma gjumi për argjendin dhe vetëm me një dhomë për medaljen e bronxit.
Atletët kinezë, përvec se 1 milion euro për një medalje ari merrnin dhe apartamente. Ndërsa atletëve nga Malajzia iu premtohet një automjet i ri. Atletët austriakë kanë marrë 17 mijë euro në monedha. Polonia i shpërblen atletët e saj me 60 mijë deri në 37 mijë euro për medaljen e brobxit si dhe një diamant, një udhëtim për dy persona me një vlerë prej 23 mijë euro, një pikturë e një artisti polak dhe një apartament me dy dhoma gjumi në Varshavë.
Sondazh

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë. Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të......

Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë - Pavarësisht kësaj, priten rekorde të reja në ditët e ardhshme
Dorina Kurtaj / SCAN Temperatura mesatare e botës u ngjit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën e 21 korrikut, sipas monitoruesit të......

Problemi i kapitalizmit modern - Qeveritë po ndërhyjnë vazhdimisht për të zbutur vështirësitë ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Që nga vitet 1970, norma mesatare e rritjes së të ardhurave globale për frymë ka rënë nga gati 3% në vit në më pak se 1%. Ekonomistët......

Blerës misteriozë menaxhojnë flotën e “errët” të LNG - Kompani të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe blejnë cisterna
Dorina Kurtaj/ SCAN Blerës misteriozë me lidhje me Rusinë po blejnë anije me gaz natyror të lëngshëm - LNG, në një seri lëvizjesh që sugjerojnë se Moska po......

Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Ballkanin Perëndimor. Diskutohet financimi i projekteve të rëndësishme hekurudhore
Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga Matteo Colangeli, Drejtori i......

Kursimet e britanikëve, në nivelet më të larta - Katër vjet pas pandemisë zgjedhin të ruajnë paratë në shtëpi
Dorina Kurtaj / SCAN Katër vjet pas goditjes së pandemisë së Covid, kursimet e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të larta. Sipas agjencisë së......

Rreth 797 mijë transaksione me home banking - Shtohen qytetarët që përdorin telefonin...
Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj......

1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?
Diamila Leka/ SCAN Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër......