Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë - Pavarësisht kësaj, priten rekorde të reja në ditët e ardhshme

Dorina Kurtaj / SCAN
Temperatura mesatare e botës u ngjit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën e 21 korrikut, sipas monitoruesit të klimës së Bashkimit Europian. Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike të Kopernikut – C3S, zbuloi se temperatura mesatare globale e sipërfaqes u rrit në 17.09 gradë Celsius më 21 korrik - pak më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 17.08 gradë Celsius i vendosur më 6 korrik të vitit të kaluar.
C3S konfirmoi se temperatura mesatare e së dielës pasqyron një nivel të ri të lartë, në rekordet e tyre që shtrihen deri në vitin 1940. Megjithatë, ata vunë në dukje se është ndryshimi midis temperaturave që nga korriku 2023 dhe të gjitha viteve të mëparshme fakti që bie në sy.
Para korrikut 2023, monitoruesi i klimës i BE-së tha se rekordi i mëparshëm ditor i temperaturës mesatare globale ishte 16.8 gradë Celsius më 12 gusht 2016. CS3 tha se tani kanë kaluar 57 ditë që nga 3 korriku i vitit të kaluar që e kanë tejkaluar atë rekordin e mëparshëm.
Vapa e tepërt ka kapluar pjesë të mëdha të SHBA-së, Rusisë dhe Europës Jugore ditët e fundit. Nxehtësia ekstreme është bërë shumë më e mundshme nga kriza klimatike, nxitësi kryesor i së cilës është djegia e lëndëve djegëse fosile.
CS3 konfirmoi kohët e fundit se brezi i nxehtë më shumë se njëvjeçar i planetit vazhdoi me shpejtësi në qershor. Çdo muaj që nga qershori i vitit të kaluar, është renditur si më i nxehti i Tokës që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin përkatës të viteve të mëparshme.
Disa studiues të klimës kishin paralajmëruar më parë se një rrjedhë e jashtëzakonshme e nxehtësisë rekord ka të ngjarë të sjellë një verë të gjatë dhe të nxehtë. Shkencëtarët kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për reduktim të shpejtë të emetimeve të gazeve serë për të ndaluar rritjen e temperaturave mesatare globale.
Sondazh

Problemi i kapitalizmit modern - Qeveritë po ndërhyjnë vazhdimisht për të zbutur vështirësitë ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Që nga vitet 1970, norma mesatare e rritjes së të ardhurave globale për frymë ka rënë nga gati 3% në vit në më pak se 1%. Ekonomistët......

Blerës misteriozë menaxhojnë flotën e “errët” të LNG - Kompani të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe blejnë cisterna
Dorina Kurtaj/ SCAN Blerës misteriozë me lidhje me Rusinë po blejnë anije me gaz natyror të lëngshëm - LNG, në një seri lëvizjesh që sugjerojnë se Moska po......

Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Ballkanin Perëndimor. Diskutohet financimi i projekteve të rëndësishme hekurudhore
Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga Matteo Colangeli, Drejtori i......

Kursimet e britanikëve, në nivelet më të larta - Katër vjet pas pandemisë zgjedhin të ruajnë paratë në shtëpi
Dorina Kurtaj / SCAN Katër vjet pas goditjes së pandemisë së Covid, kursimet e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të larta. Sipas agjencisë së......

Rreth 797 mijë transaksione me home banking - Shtohen qytetarët që përdorin telefonin...
Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj......

1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?
Diamila Leka/ SCAN Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër......

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin
Ada Hazizolli/SCAN Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn......

Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut
Ola Mitre/ SCAN Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit,......