Blerës misteriozë menaxhojnë flotën e “errët” të LNG - Kompani të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe blejnë cisterna

Dorina Kurtaj/ SCAN
Blerës misteriozë me lidhje me Rusinë po blejnë anije me gaz natyror të lëngshëm - LNG, në një seri lëvizjesh që sugjerojnë se Moska po zgjeron ‘flotën e saj të errët’ të cisternave të energjisë. Individët e industrisë së transportit konfirmojnë se një grup kompanish të panjohura, kryesisht të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë blerë në mënyrë të vazhdueshme anije LNG gjatë vitit të kaluar, duke rritur çmimet e tregut, veçanërisht për anijet e vjetra.
Megjithëse shitjet ruse të LNG-së janë më pak të prekura nga sanksionet perëndimore sesa nafta, Moska duket se po përgatitet për kufizime më të forta. Që nga tremujori i dytë i vitit 2023, më shumë se 50 anije LNG u kanë “kaluar” kompanive të vendosura në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Uinduard, një konsulencë rreziku për pronarët e anijeve dhe qeveritë.
Zhvillimet në tregun e cisternave LNG tregojnë për një rrjet kompleks biznesesh detare të lidhura me interesat ruse. Disa nga grupet me bazë në Dubai kanë struktura të paqarta pronësie të ngjashme me ato që operojnë flotën e errët të cisternave të naftës të Moskës.
Shumë nga anijet e sapomarra LNG tani po lundrojnë në rrugët e përdorura tradicionalisht për transportimin e gazit natyror nga Rusia. Gazi natyror i lëngshëm është më i rëndësishëm për ekonominë ruse të kohës së luftës, duke siguruar të ardhura të vlefshme, pas ndërprerjes së gazsjellësit në Europë për shkak të pushtimit të Ukrainës në 2022-shin.
BE dhe Azia, tregjet kryesore për LNG-në ruse, u përmbajtën nga vendosja e ndalimeve për të shmangur ndërprerjen e tregut global të gazit. Por Perëndimi ka filluar të marrë masa për të kufizuar tregtinë. Në qershor, BE miratoi kufizime që do të ndalonin shkarkimin e LNG-së ruse nga akullthyes të mëdhenj në anije më të vogla në portet e BE-së, duke kufizuar ndjeshëm opsionet e Rusisë. Përveç kësaj, projekti i madh rus i LNG-së, Arctic LNG 2, është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë transportin e mallrave.
Ekspertët thonë se "flota fantazmë" të tilla mund të lehtësojnë tregtinë e mallrave të sanksionuara, duke forcuar pozicionin e Rusisë në treg.
Sondazh

Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Ballkanin Perëndimor. Diskutohet financimi i projekteve të rëndësishme hekurudhore
Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga Matteo Colangeli, Drejtori i......

Kursimet e britanikëve, në nivelet më të larta - Katër vjet pas pandemisë zgjedhin të ruajnë paratë në shtëpi
Dorina Kurtaj / SCAN Katër vjet pas goditjes së pandemisë së Covid, kursimet e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të larta. Sipas agjencisë së......

Rreth 797 mijë transaksione me home banking - Shtohen qytetarët që përdorin telefonin...
Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj......

1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?
Diamila Leka/ SCAN Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër......

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin
Ada Hazizolli/SCAN Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn......

Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut
Ola Mitre/ SCAN Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit,......

Si po avancojnë punimet në Aeroportin e Vlorës? - Tender 47.7 milionë lekë për sistemin e furnizimit me ujë
Diamila Leka/ SCAN Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender......

“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara
Armela Duka/ SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në......