“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara

Armela Duka/ SCAN
Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në Shqipëri si dhe shpërndarjen e tyre sipas qarqeve.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë se në vitin 2023, qarku me numrin më të lartë të mjeteve rrugore është qarku i Tiranës me 34.7 %, ndjekur nga qarku i Durrësit me 13.4 % dhe qarku i Fierit me 9.3 %. E njëjta ecuri sipas qarqeve, vihet re edhe për mjetet rrugore autovetura.
Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Volkswagen” me 18.6%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 18.1 %, dhe “Daimler Chrysler” me 9.8%
Nëse analizojmë markat sipas vitit të prodhimit vihet re se ë vitin 2023, se 35.6% e automjeteve që i përkasin markës “Mercedes Benz” ishin me vit prodhimi para 2000 dhe 20.2% ishin prodhim i viteve 2011-2023. Ndërsa, “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.
Numri më i madh i autoveturave që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023 kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73.5 % nga 73.7 % në vitin 2022, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 16.3 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 16.7 % që ky grup zinte deri në vitin 2022.
Të njëjtën ecuri kanë ndjekur edhe regjistrimet përsa i përket numrit të autobusëve të regjistruar në vitin 2023, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë”, për këtë kategori regjistrimet janë është rritur me 4.1 %, ndërsa numri i autobusëve që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë+Elektrik” është rritur me 41.9 % krahasuar me vitin 2022.
Sondazh

Legalizimet, 50% e faturës paguhet me bono - Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë. Kush përfiton
Ada Hazizolli/ SCAN Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit......

Lumi Lana, rehabilitim nga Pallati me Shigjeta në Kashar - Hapet tenderi. Çfarë përfshin projekti përgjatë gjatësisë prej 1.8 km
Ola Mitre/ SCAN Lumi Lana, në gjatësinë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do t’i nënshtrohet rikualifikimit urban, teksa në faqen e prokurimeve publike......

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në......

Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para......

Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao - Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t'u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së......

Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa......

“Gjuetia” e banesave në Europë - Ku kushtojnë më shumë apartamentet?
Dorina Kurtaj/ SCAN Në një kohë që Serbia regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të apartamenteve për metër katror gjatë vitit, ekziston një vend në......

Ferrari falso, sa të lehta janë për t'u shitur? - Hetimet zbulojnë një makinë larëse që mbante ilegalisht markën e saj
Dorina Kurtaj/ SCAN Ferrari është një nga markat më të njohura në botën e luksit. Një gjë që e dallon atë nga markat e tjera është se sa larg mund të shkojë......