Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës

Dorina Kurtaj/ SCAN
Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para pandemisë në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Sidoqoftë, raporti vjetor i Shoqatës Globale të Udhëtimit të Biznesit tha gjithashtu se shpenzimet e udhëtimeve të biznesit të përshtatura për inflacionin mbeten nën nivelet e vitit 2019 dhe një rimëkëmbje e plotë globale përballet me ‘erëra të forta’ nga konfliktet gjeopolitike dhe një rikthim më të ngadaltë të udhëtimit në tregjet kryesore si Kina.
Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit në tërësi në 2023-shin u rritën 30% në 1.34 trilion dollarë nga viti i kaluar, por ishin ende rreth 7% nën nivelet para pandemisë, sipas raportit.
Shoqata parashikon që shpenzimet do të arrijnë në 1.48 trilion dollarë deri në fund të vitit 2024, duke tejkaluar rekordin e para-pandemisë prej 1.43 trilion dollarë.
Kur u rregulluan për inflacionin, shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit ishin 22% më të ulëta në 2023-shin krahasuar me nivelet e vitit 2019.
Rajoni i Azisë-Paqësorit ishte rajoni me rritjen më të shpejtë në 2023-shin, i udhëhequr nga një rritje e shpenzimeve në Korenë e Jugut dhe Indi, të cilat u rritën përkatësisht 27% dhe 22% nga viti në vit.
Sidoqoftë, rajoni ende ngeli në një rikuperim të plotë pasi shpenzimet e udhëtimeve të biznesit në Kinë u rritën me 9% nga viti në vit, por ende mbeten pas niveleve para pandemisë.
Shpenzimet u rikuperuan në nivelet para pandemisë në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Pavarësisht tejkalimit të rekordit të para-pandemisë prej 346.8 miliardë dollarësh, rritja e shpenzimeve në Amerikën e Veriut u ngadalësua në 25% nga viti në vit nga 73% një vit më parë.
Në mënyrë të ngjashme, në Europën Perëndimore shpenzimet e udhëtimeve të biznesit u rritën me 33% në 2023 krahasuar me 109% në 2022 kur shpenzimet u rritën pasi qeveritë hoqën kufizimet e udhëtimit. Shpenzimet e rajonit ishin 6% nën nivelet para pandemisë.
Sondazh

Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao - Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t'u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së......

Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa......

“Gjuetia” e banesave në Europë - Ku kushtojnë më shumë apartamentet?
Dorina Kurtaj/ SCAN Në një kohë që Serbia regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të apartamenteve për metër katror gjatë vitit, ekziston një vend në......

Ferrari falso, sa të lehta janë për t'u shitur? - Hetimet zbulojnë një makinë larëse që mbante ilegalisht markën e saj
Dorina Kurtaj/ SCAN Ferrari është një nga markat më të njohura në botën e luksit. Një gjë që e dallon atë nga markat e tjera është se sa larg mund të shkojë......

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në......

Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? - Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura
Diamila Leka/ SCAN Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike......

Licencohen 122 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovolatike, 4 licenca të reja gjatë vitit 2024
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të......

Mbi 2.3 mld euro të transferuara përmes sistemit AIPS - Rreth 3274 më pak transaksione të kryera në qershor
Ledina Elezi/SCAN Numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS ka pësuar rënie në muajin qershor. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga......