Mbi 2.3 mld euro të transferuara përmes sistemit AIPS - Rreth 3274 më pak transaksione të kryera në qershor

Ledina Elezi/SCAN
Numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS ka pësuar rënie në muajin qershor. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në qershor të këtij viti janë realizuar gjithsej 26,240 transaksione, krahasuar me 29,514 transaksione të realizuara në muajin pararendës.
Nëse bëjmë një krahasim të numrit të transaksioneve që janë kryer prej fillimit të këtij viti përmes sistemit AIPS, vërehet se shifrat e transaksioneve kanë qenë gjithnjë në rritje, me përjashtim të qershorit, i cili shënoi rënien e parë për sa i përket numrit të transaksioneve për këtë vit. Gjithsej, në gjashtëmujorin e parë janë realizuar 149,662 transaksione.
Lidhur me vlerën e transaksioneve, të dhënat tregojnë se ka pasur një ulje në muajin qershor. Kështu, vlera e pagesave të transferuara përmes këtij sistemi zbriti në 368 milionë euro, nga 445 milionë që ishte në muajin maj. Që prej fillimit të vitit, muaji prill ka regjistruar vlerën më të lartë të transaksioneve të kryera, konkretisht 454 milionë euro. Në gjysmën e parë të 2024-ës, përmes sistemit AIPS janë transferuar gjithsej 2,3 miliardë euro.
Në vitin 2022, Banka e Shqipërisë vendosi në zbatim sistemin kombëtar AIPS Euro, i cili përcakton disa komisione tavan për transfertat kombëtare në euro, duke ulur ndjeshëm kostot për qytetarët në kryerjen e pagesave në euro brenda vendit. Funksionimi i sistemit të pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe individëve mbi 37 milionë euro në 2023-in.
Nga ana tjetër, anëtarësimi së shpejti i vendit tonë në SEPA, pra në Tregun Unik të Pagesave në Euro, do të jetë një përfitim edhe më i madh për qytetarët dhe ekonominë, pasi do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkombëtare me një kosto më të ulët dhe për një kohë më të shpejtë.
Sondazh

Tenderët, institucionet vendosin kritere të panevojshme - APP iu tërheq vëmendjen: Çdo kërkesë specifike duhet argumentuar
Ola Mitre / SCAN Institucionet shtetërore përcaktojnë kritere të veçanta në tenderë, që nuk kanë lidhje me objektin e kontratës ose që tejkalojnë nevojat......

Legalizimi i shtëpive, kategoritë që do të kenë përparësi - Zbardhet vendimi i Qeverisë: Rregullat e reja për mbi 230 mijë ndërtime pa leje
Ada Hazizolli/ SCAN Në kushtet, kur kanë mbetur edhe më shumë se 230 mijë ndërtime të palegalizuara, Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat, duke ju......

Çfarë parashikon strategjia Kundër Korrupsionit 2024-2030? - Objektivat/ Nga forcimi i kapaciteteve institucionale, te edukimi i të rinjve!
Diamila Leka/ SCAN Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit përcakton objektiva specifike, programe, masa si dhe aktivitete që do të arrijnë qëllime......

Si do të ringrihet industria e prodhimit të armëve në Shqipëri? - Rreth 30-40 mln euro investimi fillestar për rijetësimin e industrisë ushtarake
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit......

Milionerët britanikë bëjnë gati “valixhet” - Arsyeja, planet e qeverisë së re për të rritur taksat
Dorina Kurtaj/ SCAN Qeveria e re laburiste e Britanisë po përpiqet të bindë biznesin dhe elitën financiare të vendit se është miqësore me të dhe se pret me......

Luhatet tregu i gurëve të çmuar në Shqipëri - Në qershor, 45% më pak blerje se një muaj më parë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa vitet e fundit kanë filluar të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në Shqipëri, tregu është ende i vogël. Sipas të dhënave të......

Katër “dhurata” që ka marrë Greqia nga BE - Prioritetet kombëtare “përputhen” me planin e ri europian
Dorina Kurtaj/ SCAN Temat e paraqitura nga qeveria greke – nga konkurrueshmëria e ekonomisë dhe mbrojtja te Migrimi dhe Bujqësia –dallohen dhe në axhendën e......

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane
Dorina Kurtaj/ SCAN Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të......