Legalizimi i shtëpive, kategoritë që do të kenë përparësi - Zbardhet vendimi i Qeverisë: Rregullat e reja për mbi 230 mijë ndërtime pa leje

Ada Hazizolli/ SCAN
Në kushtet, kur kanë mbetur edhe më shumë se 230 mijë ndërtime të palegalizuara, Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat, duke ju dhënë prioritet shtëpive dhe atyre objekteve me funksion të përzier, që do të thotë që shërbejnë për qëllime strehimi dhe biznesi. Në vendimin e Qeverisë për “Procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore” përcaktohen edhe zonat, do të jenë në fokus të bashkëveprimit, mes zyrave të Kadastrës dhe bashkive, me qëllim përshpejtimin e procesit të legalizimit.
Konkretisht, në pikën 2 të vendimit përcaktohet se në krye të listës do të jenë zonat me prioritet zhvillimin urban, për të cilat janë miratuar nga bashkia dokumente të planifikimit të territorit, si dhe zonat informale, në të cilat evidentohet nga bashkia një numër i konsiderueshëm ndërtimesh pa leje, që shërbejnë kryesisht për funksione banimi.
“Bashkia, për efekt të planifikimit dhe të zhvillimit urban, mund të identifikojë subjektet që kanë paraqitur kërkesa për legalizim sipas ligjit dhe të evidentojë në terren objektet pa leje në proces legalizimi, që ndodhen në zonën/bllokun kadastral gjeografik me prioritet zhvillimi urban dhe zonë informale banimi”. Më tej, Bashkia e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe Kadastrës, në bashkëpunim më ketë të fundit do të informojë qytetarët, që kanë paraqitur kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje lidhur me procedurat e legalizimit, si dhe do të ofrojë asistencën dhe mbështetjen e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit, procesin e evidentimit në terren e në përfundim do të përgatisë njoftimin për vendimmarrjen”, thuhet në vendim, ku janë të përcaktuara në mënyrë të detajuar funksionet apo rolin që do të ketë çdo institucion në këtë proces. Zbatimi i detyrave të caktuara, do të paraprihet nga një marrëveshje, që do të firmoset mes Kadastrës dhe njësive të qeverisjes vendore. Marrëveshje do të ketë jetëgjatësi një vjeçare, ç’ka do të thotë se palët do t’u përmbahen detyrimeve përgjatë një viti nga firmosja e saj. I gjithë proces i transformuar, që do të nis zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohet nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ku palët do të kenë detyrimin për të raportuar çdo muaj.
Sondazh

Çfarë parashikon strategjia Kundër Korrupsionit 2024-2030? - Objektivat/ Nga forcimi i kapaciteteve institucionale, te edukimi i të rinjve!
Diamila Leka/ SCAN Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit përcakton objektiva specifike, programe, masa si dhe aktivitete që do të arrijnë qëllime......

Si do të ringrihet industria e prodhimit të armëve në Shqipëri? - Rreth 30-40 mln euro investimi fillestar për rijetësimin e industrisë ushtarake
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit......

Milionerët britanikë bëjnë gati “valixhet” - Arsyeja, planet e qeverisë së re për të rritur taksat
Dorina Kurtaj/ SCAN Qeveria e re laburiste e Britanisë po përpiqet të bindë biznesin dhe elitën financiare të vendit se është miqësore me të dhe se pret me......

Luhatet tregu i gurëve të çmuar në Shqipëri - Në qershor, 45% më pak blerje se një muaj më parë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa vitet e fundit kanë filluar të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në Shqipëri, tregu është ende i vogël. Sipas të dhënave të......

Katër “dhurata” që ka marrë Greqia nga BE - Prioritetet kombëtare “përputhen” me planin e ri europian
Dorina Kurtaj/ SCAN Temat e paraqitura nga qeveria greke – nga konkurrueshmëria e ekonomisë dhe mbrojtja te Migrimi dhe Bujqësia –dallohen dhe në axhendën e......

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane
Dorina Kurtaj/ SCAN Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të......

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit......

Pasojat e largimit të Biden nga gara presidenciale - Investitorët, më të qetë përballë mundësisë së një qeverie të ndarë
Dorina Kurtaj / SCAN Largimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, nga gara për një mandat të dytë mund t'i shtyjë investitorët të qetësojnë tregtinë e basteve......