Katër “dhurata” që ka marrë Greqia nga BE - Prioritetet kombëtare “përputhen” me planin e ri europian

Dorina Kurtaj/ SCAN
Temat e paraqitura nga qeveria greke – nga konkurrueshmëria e ekonomisë dhe mbrojtja te Migrimi dhe Bujqësia –dallohen dhe në axhendën e Ursula von der Leyen, teksa ajo e analizoi kur foli për BE-në për pesë vitet e ardhshme.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, një nga negociatorët për rizgjedhjen e politikanes gjermane në presidencën e Komisionit Europiane në emër të Partisë Popullore Europiane, foli për vazhdimin e bashkëpunimit me synimin për të ndërtuar një ‘Europë më të fortë, më konkurruese dhe strategjikisht autonome’.
Plani i kryeministrit “përputhet” me pika specifike të fjalimit të von der Leyen dhe me peshën e veçantë që Greqia u jep pretendimeve dhe zhvillimeve të ciklit të ri pesëvjeçar europian.
Së pari, në fushën e mbrojtjes, Athina tashmë po lëviz në dy akse në lidhje me mbrojtjen ajrore veçanërisht: nismat europiane dhe ato në nivel kombëtar. Portofoli i veçantë i Mbrojtjes dhe promovimi i krijimit të një mburoje të përbashkët europiane të mbrojtjes ajrore ‘kënaq’ Athinën. Mitsotakis, së bashku me homologun e tij polak Donald Tusk, shfaqet si protagonist në debat me idenë e një sistemi të përbashkët që do të forcojë aftësitë kundërajrore të Europës dhe industrinë e mbrojtjes, duke “reduktuar” nga shpenzimet kombëtare.
Së dyti, për çështjet e fermerëve dhe tranzicionit të gjelbër, pas kryeqyteteve europiane të rrethuara nga traktorët në dimër, Athina përballet me një nga sfidat më të rëndësishme sektoriale të BE-së. Mitsotakis ka pranuar se lëvizjet e pesë viteve të fundit kanë bërë shumë presion mbi fermerët. Dhe ai i bashkohet zërave që flasin për zbatimin e tranzicionit të gjelbër me ritme që nuk do të ndikojnë ndjeshëm në të ardhurat e fermerëve europianë - e për pasojë dhe të atyre grekë.
Së treti, për çështjen e banesave dhe në sfondin e krijimit për herë të parë të një komisioneri strehimi me një plan për të ndërtuar shtëpi me mbështetjen e investimeve private dhe shtetërore, Athina tashmë po kërkon përgjigje përmes buxhetit kombëtar për të zgjidhur problemin. Duke pretenduar një rezultat të prekshëm nga negociatat me Brukselin, në mënyrë që të mund të drejtojë nga vjeshta një program të zgjeruar "Shtëpia ime" - subvencionimi i kredisë për shtëpinë e parë, që shkon në të paktën 2 miliardë euro.
Së katërti, portofoli i veçantë për çështjet e Politikës Mesdhetare pritet të përfshijë kapituj kritikë për Greqinë, si emigracioni, siguria, vendet e punës. Athina kërkon zgjidhje europiane për këto cështje.
Sondazh

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane
Dorina Kurtaj/ SCAN Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të......

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit......

Pasojat e largimit të Biden nga gara presidenciale - Investitorët, më të qetë përballë mundësisë së një qeverie të ndarë
Dorina Kurtaj / SCAN Largimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, nga gara për një mandat të dytë mund t'i shtyjë investitorët të qetësojnë tregtinë e basteve......

Hetimet ndaj Google për konkurrencën e pandershme - Praktika të padrejta dhe informacione jo të plota për përdoruesit
Dorina Kurtaj/ SCAN Vazhdojnë hetimet dhe monitorimet për kompanitë kryesore të teknologjisë në Europë. Këtë herë nuk janë institucionet e Bashkimit......

Verë e nxehtë? Ja disa vende ku mund të udhëtoni për të shmangur temperaturat
Adelina Onuzi/ SCAN Me valët e nxehtësisë që përfshijnë pjesën më të madhe të Europës këtë verë, shumë njerëz kërkojnë destinacione më të freskëta për......

Metodat e kursimit të parave në përditshmëri, që çdo familje duhet t'i dije
Adelina Onuzi/ SCAN Në një kohë kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, kursimi i parave në përditshmëri është bërë një nevojë për shumë familje.......

Si të rrisni produktivitetin gjatë verës? Këshilla dhe strategji efektive
Adelina Onuzi/ SCAN Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, shumë njerëz gjejnë veten të sfiduar për të mbajtur një nivel të lartë produktiviteti.......

Vendi ku “mbijnë” milionerët - Vietnami regjistron rritjen më të madhe të të pasurve
Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vitet e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet europiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e......