Hetimet ndaj Google për konkurrencën e pandershme - Praktika të padrejta dhe informacione jo të plota për përdoruesit

Dorina Kurtaj/ SCAN
Vazhdojnë hetimet dhe monitorimet për kompanitë kryesore të teknologjisë në Europë. Këtë herë nuk janë institucionet e Bashkimit Europian që i vendosën kompanitë në qendër të vëmendjes, por qeveria italiane. Rregullatori i konkurrencës në vend ka njoftuar nisjen e një hetimi kundër Google dhe kompanisë së saj mëmë, Alphabet, për praktika të padrejta dhe informacion jo të plotë ndaj përdoruesve që zgjedhin shërbimet e tij, veçanërisht për pëlqimin e tyre kur lidhen me shërbimet e motorit të kërkimit.
Sipas rregullatorit italian, kërkesa e Google për pëlqim ‘mund të përbëjë një praktikë tregtare mashtruese dhe agresive’ që duket se shoqërohet me informacion jo të plotë që mund të ndikojë në zgjedhjen nëse dhe në çfarë mase duhet të jepet pëlqimi. Në këtë mënyrë, frontet e hapura të Google në Itali shumëfishohen: ajo tashmë është gjobitur për reklamat e lojërave, ndërsa shërbimi tatimor i Italisë kërkon pothuajse 1 miliard euro për taksat e dyshuara të papaguara midis 2018-ës dhe 2022-shit.
Google po përballet me probleme si në Itali ashtu edhe në nivel europian për shkak të konkurrencës së pandershme. Gjykata Europiane e Drejtësisë konfirmoi një gjobë prej 2.424 miliardë euro të vendosur nga Komisioni Europian për praktika antikonkurruese. Dënimi lidhet me abuzimin e pozicionit të saj dominues në tregun e kërkimit në internet për të promovuar shërbimin e krahasimit të çmimeve, Google Shopping, në kurriz të konkurrentëve të tij.
Komisioni Europian arriti në përfundimin se Google abuzoi me pozicionin e tij dominues duke promovuar shërbimin e tij të krahasimit të çmimeve në një mënyrë preferenciale në rezultatet e kërkimit, gjë që dobësoi konkurrencën në treg. Kjo sjellje, e cila u konsiderua veçanërisht e rëndë, u krye me dashje dhe jo nga pakujdesia.
Përveç kësaj gjobe, Google është përballur me sanksione të tjera në Europë për praktika të ngjashme, me gjoba totale që tejkalojnë 8.2 miliardë euro në vitet e fundit. Dënimet shtesë përfshijnë gjoba për sistemin operativ Android dhe platformën e reklamave AdSense.
Sondazh

Verë e nxehtë? Ja disa vende ku mund të udhëtoni për të shmangur temperaturat
Adelina Onuzi/ SCAN Me valët e nxehtësisë që përfshijnë pjesën më të madhe të Europës këtë verë, shumë njerëz kërkojnë destinacione më të freskëta për......

Metodat e kursimit të parave në përditshmëri, që çdo familje duhet t'i dije
Adelina Onuzi/ SCAN Në një kohë kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, kursimi i parave në përditshmëri është bërë një nevojë për shumë familje.......

Si të rrisni produktivitetin gjatë verës? Këshilla dhe strategji efektive
Adelina Onuzi/ SCAN Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, shumë njerëz gjejnë veten të sfiduar për të mbajtur një nivel të lartë produktiviteti.......

Vendi ku “mbijnë” milionerët - Vietnami regjistron rritjen më të madhe të të pasurve
Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vitet e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet europiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e......

Hapet thirrja për financimin e bizneseve - Financim deri në 2.5 mln lekë për inovacionin, start-up-et deri tek artizanati
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të......

Bizneset, afat deri më 31 korrik për pasqyrat financiare - QKB: Bëni deklarimet, në të kundërt do të gjobiteni
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi......

Rritet përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - 21% më shumë njësi konteinerike u përpunuan në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/ SCAN Rritet volumi i përpunimit të mallrave në Portin detar të Durrësit. Në gjysmën e parë të vitit u përpunuan 21% më shumë njësi konteinerike......

Britania miraton mishin e kultivuar për konsum - Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti
Dorina Kurtaj / SCAN Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për......