Britania miraton mishin e kultivuar për konsum - Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti

Dorina Kurtaj / SCAN
Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për kafshët shtëpiake. Kështu ka vendosur Agjencia për Shëndetin e Kafshëve dhe Bimëve, së bashku me Departamentin për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale. Dhe kështu, ndërsa gjysma e Europës vazhdon kryqëzatën e saj kundër mishit sintetik të rritur në laboratorë, Britania e Madhe, së bashku me Izraelin, Singaporin dhe Holandën hap dyert për një treg që vlerësohet se mund të arrijë - sipas kompanisë kërkimore McKinsey - 25 miliardë dollarë deri në vitin 2030.
Kompania ‘Meatly’ ishte e para që mori dritën jeshile për prodhimin e ushqimit të kultivuar të mishit për kafshët shtëpiake, duke siguruar dokumentacionin e sigurisë dhe rezultatet e testimit të kryera mbi produktin. Sigurimi i mungesës së viruseve, baktereve, antibiotikëve dhe OMGJ-ve.
Por si prodhohet mishi in vitro? Në këtë rast fillon duke marrë një mostër të vogël nga një vezë pule, duke e kultivuar atë me vitamina dhe aminoacide në laborator, më pas duke i rritur qelizat në një enë të ngjashme me ato në të cilat fermentohet birra. Për të marrë një pastë të ngjashme me patenë e pulës, e cila hyn në kategorinë e "ushqimeve të njoma" për kafshët shtëpiake.
Pavarësisht polemikave, prodhuesit nxjerrin në pah dy përfitime kryesore për mishin e kultivuar. Së pari, reduktimi i gjurmës klimatike në krahasim me bujqësinë tradicionale dhe, së dyti, mungesa pothuajse totale e kafshëve në përdorim produktiv.
Sipas hulumtimit të kryer në vitin 2020, ndikimi mjedisor i industrisë së ushqimit për kafshët shtëpiake do të ishte i ngjashëm me atë të Filipineve, vendi i trembëdhjetë më i populluar në botë. Prandaj, gjetja e një alternative më të gjelbër duhet të jetë një prioritet, me numrin e kafshëve shtëpiake që rritet çdo vit. Për më tepër, mungesa e kafshëve në procesin e prodhimit mund të jetë zgjidhja edhe për ata që ndjekin dieta të bazuara në produkte bimore, duke lehtësuar vendimmarrjen për të ushqyerit e kafshëve shtëpiake.
Sondazh

Kërkesë e lartë për kredi nga bizneset e mëdha - Vrojtimi i BSH/ Bankat miratuan më tepër hua në tremujorin e dytë të këtij viti
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e......

Më vështirë të marrësh hua për banesa - Shtrëngohen kriteret edhe për kredinë konsumatore. Bankat perceptuan më shumë rrezik
Dorian Koça/ SCAN Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej......

Demografia “godet” më fort Europën Jugore - Italia, Portugalia, Greqia dhe Spanja, në situatën më të keqe
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050......

Qershor, 1 milion makina të reja në BE - Një rritje e regjistrimeve prej 4.3 % në bazë vjetore
Dorina Kurtaj / SCAN Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin......

Shqipëria, kampione në digjitalizimin e shërbimeve publike. E para në rajon me 1237 shërbime të ofruara online për qytetarët dhe bizneset
Shqipëria mban vendin e parë në rajon sa i takon numrit të lartë të shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës digjitale qeveritare e-Albania. Sipas......

Arsimi profesional, gati pilotimi i sistemit dual. Rama: Bizneset do të paguajnë një përqindje për trajnimin e nxënësve
https://www.youtube.com/watch?v=CAHQ901zcUc Në shtator pritet të nisë pilotimi i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, i cili do......

Nis nga puna DRSHTRR Mat, Balluku: Afrojmë shërbimet më pranë qytetarëve
https://www.youtube.com/watch?v=UwrSc83L40s Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë......

Galeria by TEG, një eksperiencë turizmi ndryshe për jugun. E vetmja qendër tregtare në të gjithë rivierën shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=bgVzqEfIlgc Turizmi në jug këtë vit, ofron një eksperiencë ndryshe për pushuesit dhe banorët e përheshëm të zonës. Për herë......